Kosova U19 në futsal mëson kundërshtarët për kualifikimet e Euro 2023

Sot, në Nion, është tërhequr shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2023 për U19.
Kosova do të marrë pjesë në rrethin paraeliminator, teksa është përfshirë në Grupin C, ku janë edhe Gjermania dhe Maqedonia e Veriut.
Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen prej 17 deri më 22 janar të vitit të ardhshëm në Shkup.
Fituesi i këtij grupi më pas do të kualifikohet në ‘Main Round’, ku do të përfshihet në Grupin 3, ku bëjnë pjesë edhe Portugalia, Sllovakia dhe Bjellorusia.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































