LAJMI I FUNDIT:

Kosova U19 barazon në miqësoren e dytë me Maqedoninë e Veriut U20

Kosova U19 barazon në miqësoren e dytë me Maqedoninë e Veriut U20

Përfaqësuesja e Kosovës U19 ka barazuar me rezultat 3:3 në miqësoren e dytë kundër Maqedonisë së Veriut U20, që u zhvillua sot (e shtunë) në qendrën stërvitore të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut në Shkup.

Për dallim nga ndeshja e parë, kjo e sotmja ishte shumë më interesante dhe prodhoi shumë raste e gola.

Ndonëse futbollistët e Maqedonisë së Veriut ishin gjeneratë më e madhe, kjo në lojën e sotme nuk u vërejt aspak, ngase djelmoshat e Ramiz Krasniqit treguan lojë shumë të mirë dhe madje ishin shumë afër fitores.


Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e Trpcevskit.

Megjithatë, pjesën e dytë Dardanët e rinj e nisën në mënyrë të shkëlqyeshme duke përmbysur rezultatin me tre gola radhazi në periudhën nga minuta e 57-të deri në të 72-tën.

Fillimisht shifrat i barazoi Orges Sjarina, më pas Andi Kadriu shënoi për 2:1, derisa Orges Sjarina çoi shifrat në 3:1, me golin e tij të dytë.

Mirëpo, Maqedonia e Veriut iu shmang humbjes me golat e shënuar nga Krstevski nga penalltia (74’)dhe Todorovskit (78’).

Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve përfundoi me fitoren minimale të vendasve, 1:0. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Liga e Kampionëve

"U përballëm me një skuadër që shfrytëzoi gabimet tona" - Motta analizon humbjen ndaj Atalantas

Serie A
Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Serie A
Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Premier League
Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori