Kosova U17 është nisur sot në Austri, ku prej 6 deri më 12 tetor do t’i zhvillojë ndeshjet kualifikuese të Grupit 9 për Kampionatin Evropian “Izraeli 2022”.

Dardanët U17 gjatë dy ditëve të kaluara kanë zhvilluar stërvitje në Kompleksin e FFK-së në Hajvali, derisa nesër do ta zhvillojnë ndeshjen e parë kundër Austrisë, në Traiskirchen, në orën 18:30.


Ndeshjen e dytë Kosova U17 do ta luajë me Slloveninë më 9 tetor në orën 11:00 në Lindabrunn, derisa në të njëjtin qytet më 12 tetor e zhvillon ndeshjen e fundit kundër Ishujve Faroe, në orën 15:30.

u17 kosova m 3  1

Në prag të nisjes për në Austri, përzgjedhësi Arsim Abazi është shprehur optimist se djelmoshat e tij do të arrijnë të shfaqin lojëra të mira dhe të marrin rezultate pozitive.

“Atmosfera në ekip është shumë e mirë. Edhe pse kemi pasur vetëm dy stërvitje me këtë përbërje të lojtarëve, jemi munduar të nxjerrim më të mirën dhe ta përgatisim ekipin për ndeshjen e parë kundër Austrisë. Gjithsesi, qëllimi ynë është që të mos i humbim ndeshjet, ngase dy të parat e grupit kualifikohen tutje”.

u17 kosova m 4  1

“Kemi një fond të mirë të lojtarëve, edhe pse disa lojtarë që kemi planifikuar t’i kemi për këto kualifikime ka qenë e pamundur t’i grumbullojmë për shkak të mungesës së dokumentacionit. Sidoqoftë, udhëtojmë me optimizëm dhe shpresoj që edhe fatin ta kemi në anën tonë”.

u17 kosova m 1  1

“Dihet që Austria dhe Sllovenia janë ekipe me traditë në futbollin evropian, por ne i kemi analizuar disa ndeshje të tyre dhe do të bëjmë çmos që të kemi paraqitje sa më dinjitoze”, ka thënë Abazi.

telegrafi sport app