Përfaqësuesja e Kosovës U17 ka zhvilluar sot ndeshjen e dytë në kuadër të grupit 9-të të turneut kualifikues për Kampionatin Evropian “Qipro 2024″. Dardanët u mposhtën nga Kombëtarja e Anglisë, me rezultat 5:0, në stadiumin ‘Ivan Laljak-Ivić’ në Zagreb.
Kosova e nisi ndeshjen me këtë formacion: Paloka, Dakaj, H. Krasniqi, Salihu, Haziri, E. Krasniqi, Ismajli, Haxhiu, Jerlija, Selimi, Rexhepi. Të përzgjedhurit e Arbnor Morinës, nuk e patën aspak të lehtë përballë një kombëtareje shumë të fortë siç është Anglia, prandaj edhe rezultati ishte aq i thellë.
Dardanët pësuan herët, kur në minutën e 16-të realizoi Jesse Derry. Vetëm tetë minuta më vonë, i njëjti futbollist, atakoi sërish portën e Kosovës, duke realizuar golin e dytë dhe duke bërë që pjesa e parë të përmbyllet 2:0.
Në fillim të pjesës së dytë, përzgjedhësi Morina bëri dy zëvendësime, futi në lojë Arti Morinajn dhe Leart Bekollin në vend të Hektor Krasniqit dhe Diar Rexhepit, të cilët nuk arritën të ndryshojnë rrjedhën e lojës, pasiqë menjëherë në minutën 46-të, Anglia shënoi për 3:0 përmes qendërsulmuesit Collum Olusesi. Ai e gjeti rrugën e golit edhe në minutën e 63-të për shifrat 4:0.
Në minutën 68-të, Arbnor Morina vendosi të zëvendësonte Fation Haxhiun dhe Floni Selimin me Edor Hajdinin dhe Skifter Mustafajn. Pavarësisht ndryshimeve në formacion, ishte e pamundur të ndërronte edhe rezultati.
Anglia vazhdoi edhe më të tej të mos e lë të qetë portën e Kosovës, duke shënuar sërish. Rezultatin përfundimtar e vendosi Luca Fletcher, në minutën e 73-të. Në çerekun e fundit të lojës, Morina i dha hapësirë për lojë edhe Dior Ilazit në vend të Engjëll Krasniqit.
Ndeshjen e fundit Kosova e zhvillon më 9 nëntor kundër Ishujve Faroe, e cila po ashtu ka pësuar humbje të thella në dy ndeshjet e para. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Real Madridi e do me çdo kusht Xabi Alonson, por detyrohet të shesë Vinicius Jr

Bota e futbollit pret: A do të bëhet Salah lojtari më i paguar në histori?

Perez do t'i largojë pamëshirshëm dy yje nga Real Madridi në verë

Aro Muric gjobitet rëndë për dy shkelje në trafik

Zbulohet emri i kandidatit kryesor për t’u bërë trajner i ri i Milanit

Agjenti i Nico Williams fillon bisedimet me gjigantin e Ligës Premier

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje