Kosova U-17 e ka mbyllur me tri humbje fazën “Elite Round” për kualifikimet e Kampionatit Evropian, që mbahet muajin e ardhshëm në Izrael, por ka pasur paraqitje të mirë.

Pas humbjeve nga Ukraina dhe Italia, djelmoshat e drejtuar nga Arsim Abazi kanë pësuar humbje me rezultat të ngushtë edhe nga Polonia, me shifrat 2-1.

Dardanët U-17 e nisën vrullshëm ndeshjen kundër Polonisë dhe pas sulmeve të pareshtura drejt portës polake, arritën të kalojnë në epërsi në minutën e 30-të me golin e realizuar nga Elton Krasniqi. Polakët tentuan shumë herë gjatë kësaj pjese për të barazuar shifrat por pa sukses.

kos1 1 (Foto: ffk-kosova.com)

Në pjesën e dytë ishte një paraqitje krejt ndryshe e polakëve, të konsoliduar dhe më të përqendruar drejt portës së Gjokajt. Në minutën e 59-të polakët goditën shtyllën pingule të majtë të Gjokajt, derisa topin e dëbuar Smilgewvski e dërgoi në rrjetë dhe rezultati u barazua në 1-1.

Në vazhdim, futbollistët tanë u orvatën të shënojnë por nuk ia dolën, teksa në minutën e 86-të Gjokaj ndërhyri në mënyrë të palejueshme, ndërsa nga pika e bardhë Terlecki ishte i saktë për rezultatin 2-1, në të mirë të Polonisë.

kos2 (Foto: ffk-kosova.com)

“Mendoj se luajtëm mirë dhe djemtë u angazhuan mjaft. Krijuam disa raste dhe kemi mundur të fitojmë qysh në pjesën e parë sipas rasteve që patëm. Por, polakët, nga dy raste arritën të shënojnë, madje njëherë nga pika e bardhë".

"Unë edhe njëherë i përgëzoj lojtarët për angazhimin dhe karakterin por ky është futbolli jo gjithmonë fiton skuadra më e mirë”, ka theksuar pas ndeshjes përzgjedhësi Arsim Abazi.

kos3 1 (Foto: ffk-kosova.com)


Polonia – Kosova 2-1 (0-1) Stadiumi: Stadiumi i qytetit “Gino Manni” Colle di Val d’Elsa Shikues: disa dhjetëra Gjyqtarë: Rob Hennessy (IRL), Christopher Campbell (IRL), Andrea Zingarelli (ITA) dhe Manule Volpi (ITA) Shënues: Trelecki (86′) e Smilgewski (59′) – Elton Krasniqi (30′) K.V: Smilgewski,, Tkacz të POL – E. Krasniqi, Sylaj, Gjokaj(KOS) K.K. Sylaj (pas dy të verdhëve) Polonia: Mikulko, Rychlik, Kurzydiowski, Tomoaszevski, Magusyewski, Lewicki, Smilgewski (Terlecki), Kalmena, Sranizewski, Takcz (Drachel), dhe Slawinski. Kosova: Gjokaj, Shahini, Sylaj, Ahmeti(Bajraktari), Lokaj(Marku), Fazlija, Bashota (Gllogu), Krasniqi, Merlaku (Luma­), Jashari (Muji) dhe Kajtazi.
telegrafi sport app