Sipas njoftimit të FFK-së, ndeshja nisi me një mbizotërim të futbollistëve të Kosovës që rezultoi edhe me gol që u shënua në pjesën e parë, përkatësisht qysh në minutën e shtatë të takimit, Bleart Tolaj e kaloi Kosovën në epërsi.

Në vazhdim italianët konsoliduan radhët e tyre dhe arritën të barazojnë rezultatin në 1-1 dhe me këtë rezultat u përmbyll ndeshja e parë, transmeton koha.net.


Sipas fjalëve të shtabit teknik të përfaqësueses së Kosovës, futbollistët e rinj treguan lojë cilësore, angazhim maksimal dhe frymë sportive. Kosova nesër (e mërkurë) ka ditë pushimi, ndërsa të enjten pritet të takohet ose me përfaqësuesen e Bullgarisë e cila nesër takohet me Italinë ose me përfaqësuesen e qytetit Citta D L’Aquilla.

Për përfaqësuesen e Kosovës janë ftuar Laurit Behluli, Çlirim Zeneli, Albin Kapra, Adrian Ukiqi, Leonat Vitija, Egzon Statovci, Bernard Kastrati, Jon Hamza, Art Maloku, Ramush Ramadani, Jon Bajgora, Albiont Kozmaqi, Endrit Demolli, Malsor Ajeti, Bleon Sekiraqa, Ardi Arifi, Riza Zhdrella, Bleon Tupella, Euron Leci, Bleart Tolaj.

telegrafi sport app