Kosova duhet që sa më parë të gjejë një zgjidhje për çështjen e kufirit me Malin e Zi, një vend i cili shpejt do të jetë anëtare e NATO-s.
Kështu ka thënë ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, në ditën e dytë të Konferencës së Ambasadorëve në Prishtinë. Sipas Majkos, Kosova dhe Mali i Zi duhet të jenë dy aleatë të natyrshëm rajonalë, shkruan “Zëri’.
“Prishtina është në kohë që të jetë bartëse e një diplomacie aktive që nxit marrëdhënien më Malin e Zi”, ka thënë Majko duke shtuar “ajo duhet të gjejë një zgjidhje për çështjen e kufirit me këtë shtet që shpejt ka për t’u bërë anëtar i NATO-s. Me zgjidhjen e çështjes së kufirit Kosova dhe Mali i Zi do të jenë dy aleatë të natyrshëm rajonalë në të cilin Shqipëria dhe Kroacia do të garantonin një strukturë të fortë paqeje nën ombrellën e NATO-s”, ka përfunduar ai.
Ish-kreu i qeverisë shqiptare ka folur edhe për marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë. Sipas tij, marrëdhënia e Prishtinës me Beogradin është një marrëdhënie që nuk përcaktohet, por mund të përshtatet në proces. “Ajo duhet pranuar si marrëdhënie e rëndësishme, ku interesat dhe emocionet kanë ndarë përkufizimet e diplomacisë. Beogradi, gjeopolitikisht qëndron në anën e kundërt të Prishtinës, e cila sot është mbrojtëse e statuskuosë rajonale”, ka thënë Majko.
Në këtë kontekst ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka thënë se njohja sa më parë e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është me rëndësi për stabilitetin dhe integrimin evropian të dy shteteve. Sipas ministrit shqiptar, koha në të cilën jetojmë dhe e ardhmja shkon drejt ndërlidhshmërisë. Ai ka shtuar se Kosova ka rëndësi të madhe strategjike për NATO-në dhe sigurinë e rajonit. “Ky moment i krijuar nga planet për vendosjen e dialogut për bashkëpunim taktik me Kosovën dhe përfshirja e Kosovës në programet e tjera do të kontribuojnë ndjeshëm në aspiratat e Kosovës për të garantuar stabilitet për qytetarët e saj dhe për rajonin”, ka thënë Bushati.
Në anën tjetër zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, ka vlerësuar se siguria globale ka ndikim direkt në sigurinë e Kosovës. Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në NATO do të ndikojë për sigurinë e Kosovës dhe atë globale. Kuçi ka thënë se zhvillimet në rajon, por edhe në Lindjen e Mesme kanë ndikim edhe në Kosovë.
Kosova, kontribuuese në aspektin e sigurisë
Në këtë konferencë pjesëmarrës ishte edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greig Delawie. Ai ka folur për rolin e NATO-s, përkatësisht atë të KFOR-it në Kosovë dhe sigurinë që po ofron kjo organizatë. Delawie ka vlerësuar lart letrën e NATO-s dërguar Kosovës për intensifikimin e bashkëpunimit. Sipas tij, Kosova po kalon në një tranzicion, nga konsumuese e sigurisë në kontribuuese të saj. Ai po ashtu ka theksuar se është shumë i kënaqur me vazhdimin e misionit të KFOR-it për ofrimin e sigurisë. “Megjithatë më duhet të them se tranzicioni në kontribuues të sigurisë nuk do të ndodhë brenda natës. Do të jetë një proces i gjatë, që do të kërkojë kohë të konsiderueshme dhe përkushtim të madh”, ka thënë Delawie.
Ndërkohë ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka vlerësuar se MPB-ja dhe agjencitë tjera kanë shënuar rezultate të prekshme dhe për lakmi gjatë viteve që po lëmë pas, sidomos gjatë vitit të fundit, por në të njëjtën kohë në rrafshin e përgjithshëm sfidat mbesin edhe më tej. “Integrimi i Kosovës në strukturat e sigurisë, euroatlantike dhe ndërkombëtare është i një rëndësie tepër të veçantë, sepse në kohën e internetit, këmbimi i informacionit është thelbësor për luftimin e dukurive negative”, ka thënë Hyseni. Ai ka folur edhe për sfidën e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL, por ka shtuar se vendi ynë do të vazhdojë për përpjekjet që në vitin e ardhshëm Kosova të jetë pjesë e kësaj agjencie.
Ministri i Forcës së Sigurisë, Haki Demolli, ka thënë se procesi i transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës është paraqitur në dy rrafshe, atë legjislativ dhe përgatitjeve për planifikim të transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur, që gjithsej janë pesë shtylla të transformimit. “MFSK-ja në rrafshin bilateral deri më tash ka nënshkruar 12 marrëveshje bashkëpunimi, duke përfshirë edhe shtete të NATO-s. Një rëndësi të posaçme në transformimin e FSK-së ka dhënë garda nacionale e ‘Iowa’, me të cilën bashkërisht me FSK-në brenda këtij viti kanë shënuar 55 aktivitete të përbashkëta”, ka thënë Demolli.
Mosnjohja nga katër shtetet e NATO-s
Ambasadorja e Republikës së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka folur për bashkëpunimin e NATO-s me Kosovën dhe në veçanti për partneritetin për paqe. “Mosnjohja e katër shteteve anëtare të NATO-s duhet të jetë pengesë në marrëveshjen e Kosovës me NATO-n, në partneritetin për paqe. Duhet të tregohemi jashtëzakonisht kreativë, jashtë kornizave, në mënyrë që të gjendet një modus për përfshirjen e Kosovës në partneritetin për paqe”, ka thënë Çitaku.
Ndër të tjera në ditën e dytë të Konferencës së Ambasadorëve u fol edhe për marrëdhëniet e Kosovës me BE-në dhe aplikimi për statusin e kandidatit, diplomacinë ekonomike dhe tërheqjen e investimeve të huaja, diplomacinë multilaterale: përfitimet nga anëtarësimet dhe aplikimet e reja. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?