Lojtarët të udhëhequr nga Albert Bunjaku dhe stafi tjetër i Përfaqësueses së Kosovës po stërvitën nga dy herë në ditë.

Sot në mëngjes, djelmoshat kosovar kanë stërvitur rregullisht, ndërsa stërvitja e dytë është e paraparë prej orës 18:00.


Të gjithë lojtarët e ftuar janë të pranishëm përpos tre prej tyre, të cilët janë Mërgim Brahimi, Hekuran Kryeziu që janë ndalur në Zvicër për arsyeje transferimi, ndërsa Bersant Celina iu është bashkuar Përfaqësueses U21 të Norvegjisë. /Telegrafi/

 
telegrafi sport app