Rreth 1.9 milionë banorë janë të regjistruar në listat e votuesve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 11 qershor në Kosovë.
Ndërkohë që, sipas shifrave zyrtare, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë, llogaritet të jetë rreth 1.8 milionë banorë.
Kjo problematikë, po e përcjell Kosovën në të gjitha proceset e deritashme zgjedhore, në të dyja nivelet e pushtetit.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, thotë se rreth 1.9 milionë është numri i banorëve në listat e votuesve, duke përfshirë edhe qytetarë të Kosovës që jetojnë nëpër vende të ndryshme të Evropës dhe botës.
“Numri përgjithshëm, sipas ekstraktit të parë të listës së votuesve, është rreth 1.9 milionë qytetarë që kanë të drejtë vote. Numri i të rinjve është rreth 120 mijë, kurse nga listat janë larguar më shumë se 80 mijë persona, qoftë të vdekur apo ata, të cilët e kanë humbur shtetësinë në çfarëdo mënyre”, bën të ditur Daka.
Por, në bazë të shifrave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të publikuara në vitin 2015, del se numri i përgjithshëm i banorëve rezidentë në Kosovë, është rreth 1.8 milionë.
Në Vjetarin Statistikor të Republikës së Kosovës për vitin 2016, nuk janë paraqitur të dhënat rreth grupmoshave të caktuara, por thuhet se numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë special në vitin 2015/2016 ka qenë 103 mijë.
Kryetarja e KQZ- së, Valdete Daka, pranon se ka disproporcion mes listave të votuesve dhe numrit të banorëve, por, sipas saj, ndryshimet paraqiten te numri i qytetarëve që jetojnë në vendet e ndryshme të botës, të cilët nuk janë të përfshirë në regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë.
“Po është në disproporcion, sepse në regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë në vitin 2011, mërgata nuk ka qenë e pranishme këtu, do të thotë shumica e diasporës nuk janë të regjistruar, por janë në lista të votuesve. Këtu qëndron ndryshimi në shifra”, sqaron Daka.
Edhe demografët në Kosovë konsiderojnë se dallimi në mes shifrave të votuesve dhe banorëve qëndron te diaspora.
Demografi Rifat Blaku, thotë se mund të ketë ndonjë gabim eventual me shifra nga 3 deri në 5 për qind, por pjesa tjetër, sipas tij, paraqet kontingjentin e qytetarëve rezident të Kosovës dhe numrin e shtetasve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme në botë.
“Kjo nuk është ndonjë lojë me elektoratin. Por, është një tregues se sa është numri i qytetarëve të Kosovës në botën e jashtme, që është një numër jashtëzakonisht i madh, e që kap një shifër mbi 800 mijë”.
“Duke marrë parasysh që të drejtë vote kanë qytetarët mbi 18 vjeç dhe për çdo vit kemi shtim nga 30 mijë të rinj, besoj se ky numër i dhënë nga KQZ-ja, është përafërsisht i saktë”, vlerëson Blaku.
Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rreth 700 mijë qytetarë të Kosovës, përfshirë dhe ata që nuk kanë të drejtën e votës, jetojnë në vende të ndryshme të botës.
Autoritetet e Kosovës, ndërkaq, kanë filluar regjistrimin e diasporës vite më parë, por ky proces ende nuk ka përfunduar. Deri në shtator të vitit të kaluar, Ministria e Diasporës kishte arritur të regjistrojë mbi 400 mijë qytetarë nga Diaspora.
Sipas zyrtarëve të kësaj ministrie, procesi i regjistrimit aktiv të diasporës ka përfunduar, kurse regjistrimi pasiv do të vazhdojë edhe pesë vitet e ardhshme. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tenderët me mazut, Jahoski në burg shtëpiak, Prokuroria nuk ankimon vendimin e Gjykatës

Rokas: Ekziston aktivitet i fortë diplomatik për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët