LAJMI I FUNDIT:

Kosova, me shumë ministra e pa guvernator (Video)

Kosova, me shumë ministra e pa guvernator (Video)

Si rrjedhojë e zhvillimeve të reja të krijuara në sferën e ndërtimit të institucioneve të reja, guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bedri Hamza, ka dhënë dorëheqjen e tij nga posti i Guvernatorit.

Dorëheqja e tij ka ardhur si rezultat i nominimit të tij që të jetë pjesë përbërëse e kabinetit të ri weveritar, në postin e ministrit të Financave, të cilin e ka bartur edhe më herët.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë se Hamza ka dëshmuar profesionalizëm përgjatë periudhës sa ka qenë guvernator i BQK-së dhe më herët si ministër i financave. Drejtori ekzekutiv i Odës së Afarizmit të Kosovës, Ismet Mulaj, tha se lëvizjet e shpeshta të guvernatorëve të Bankës Qendrore të Kosovës, krijojnë pasiguri tek biznesi dhe tek vet stafi i BQK-së. Ndërsa, njohësi i çështjeve ekonomike në vend, Mustafë Kadrijaj, shprehet se ka pritur që në pozitën e ministrit e të Financave të jetë një person tjetër i cili do të ofronte profesionalizëm për këtë dikaster të ndjeshëm. /Tribuna Channel/