Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Gjuka, ka bërë të ditur në një konferencë për media të mbajtur në orët e pasdites se KEK-u ka arritur marrëveshje, fillimisht me dy familje, e që i mundëson korporatës që të vazhdojë nxjerrjen e thëngjillit në fshatin Shipitullë.
Kjo sipas tij eviton krizën energjetike për të cilën ishte vet Gjuka që kishte alarmuar para disa ditësh se Kosova mund të përballet me krizë energjetike, pasi ka vetëm edhe dy javë rezerva thëngjilli.
“Sot kemi edhe dy familje, familja Grajçevci edhe Berisha të cilët kanë reflektuar pozitivisht, kanë treguar një reflektim pozitiv e kanë pranuar ofertën e përgatitur disa muaj më herët. Por pse e them këtu për arsye se këto dy familje kanë qenë në zonën e parë të punës të eskavimit të minierës apo zgjerimit të minierës… Kjo ofertë i mundëson KEK-ut që nga nesër një pjesë e minierës në pjesën e epërme të fillojë me operime. Ju bëj thirrje edhe banorëve të tjerë, që kanë ndërtesa apo shtëpi, ose konstrukte që po i quajmë profesionale për mënyrën që janë në atë pjesë që t’i bashkohen këtyre familjeve dhe ta debllokojnë situatën dhe të kalojnë këtë situatë e cila nuk është e lehtë”, tha Gjuka.
Gjuka tha se KEK është duke punuar me institucionet edhe për koordinim dhe implementim të ligjit sipas tij cilit ka marrë premtime edhe nga ministritë përkatëse që më 10 gusht do të bëhet një dëgjim publik dhe siç tha ai ky është premtim i kryeministrit në detyrë Isa Mustafa.
I pyetur se shumë prej zyrtarëve e kanë fajësuar atë për gjendjen energjetike dhe krizën, drejtori i KEK-ut tha se nuk ka pasur kohë të dëgjojë deklaratat e askujt pasi që ka qenë i angazhuar për zgjidhje të problemit.
Gjuka ka shtuar se KEK ka përgjegjësi publike dhe se KEK është ai që bën zgjidhje të problemeve dhe jo të krijojë probleme.
Ai tha se KEK-u nuk ka mandat ligjor që t’ia ndalojë ndokujt ndërtimet që kanë ndodhë në zonën e interesit.
“Ju e dini që KEK-u apo çdo institucion qoftë, inspektorat, ministri përkatëse punon në bazë të ligjeve. Ju e dini që KEK nuk ka mandat ligjor, nuk ka mundësi ekzekutive t’i ndalojë ndërtimet që kanë ndodh në atë pjesë”, tha Gjuka.
Drejtori ekzekutiv, Arben Gjuka u ka bërë thirrje edhe banorëve të tjerë të Shipitullës t’i pranojnë ofertat e kësaj korporate në mënyrë që të shmanget kriza për sezonin e dimrit. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit