LAJMI I FUNDIT:

Kosova rol kyç në bisedimet e anëtarësimit Serbi – BE

Kosova rol kyç në bisedimet e anëtarësimit Serbi – BE

Javën që kemi lënë pas, Serbia ka përmbyllur procesin e votimit për zgjedhjet parlamentare të cilat rezultuan, me fitoren e shumicës absolute nga partia e Aleksandar Vuçiqit.

Në një intervistë për Deutche Welle, shefi i fondacionit ‘Konrad Adenauer’ në Beograd, Norbert Beckmann- Dirkes, duke folur për procesin e zgjedhje në Serbi, ka thënë se rezultatet zgjedhore kanë mbetur të njëjta dhe se pushteti ka me vete mbështetjen e shumicës, transmeton Telegrafi.

Dirkes më pas ka theksuar se Serbia synim kryesor e ka anëtarësimin në BE, ndërkaq ka shtuar se Kosova luan rol qendror në negociatat për anëtarësim në BE.


“Çështja e Kosovës në Serbi është një temë shumë delikate. Aleksandar Vuçiqi është i gatshëm të shkojë në rrugën, e cila ndoshta në fund sjell deri tek një zgjidhje e kënaqshme për të gjitha palët e interesuara. Ai ka treguar guxim me nënshkrimin e Marrëveshjes për Kosovën, e cila nënkupton përmirësimin e pozitës së njerëzve në Kosovë. Ai e ka kuptuar se rruga e suksesshme nënkupton edhe ndryshimin e qëndrimit ndaj Kosovës dhe kjo mund të ndodhë vetëm në bashkëpunim me partnerët evropianë”, ka thënë Beckmann-Dirkes.

Ai ka bërë të ditur se Aleksandar Vuçiq nuk e ka përjashtuar mundësinë që gjatë dy viteve të fundit të bëhet ndryshimi i Kushtetutës së Serbisë në të cilën Kosova figuron si pjesë e territorit të saj.

“Në anën tjetër, procesi i negociatave me BE-në është një proces i gjatë dhe në këtë proces çështja e Kosovës duhet të zgjidhet në një tjetër mënyrë. Në planin e brendshëm, njohja e Kosovës nuk do të shkojë lehtë. Ndoshta gjatë negociatave do të gjenden edhe mundësi të tjera, mes njohjes dhe mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës”, u shpreh Beckmann-Dirkes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmi terrorist në Banjskë, fillon shqyrtimi gjyqësor - lëshohen letër rreshtime ndërkombëtare për 42 të pandehur tjerë

Sulmi terrorist në Banjskë, fillon shqyrtimi gjyqësor - lëshohen letër rreshtime ndërkombëtare për 42 të pandehur tjerë

Drejtësi
A do të ketë konstituim të Kuvendit sot? Subjektet politike në heshtje për zhvillimet

A do të ketë konstituim të Kuvendit sot? Subjektet politike në heshtje për zhvillimet

Lajme
Seanca ndaj tre serbëve të dyshuar për sulmin në Banjskë, Prokuroria prezanton video të planifikimeve për sulme

Seanca ndaj tre serbëve të dyshuar për sulmin në Banjskë, Prokuroria prezanton video të planifikimeve për sulme

Lajme
“Kafja turke është e mirë të aplikohet” – dermatologia Krasniqi tregon për maskën natyrale dhe efektet e saj

“Kafja turke është e mirë të aplikohet” – dermatologia Krasniqi tregon për maskën natyrale dhe efektet e saj

Shëndetësi
Vazhdojnë trazirat në VLEN, bashkëpunimi i katër partive shqiptare zgjati më pak se një vit

Vazhdojnë trazirat në VLEN, bashkëpunimi i katër partive shqiptare zgjati më pak se një vit

Politikë
Me presion psikik e shantazhe e detyroi të merr kredi, gruaja në Prishtinë paraqet rastin në Polici

Me presion psikik e shantazhe e detyroi të merr kredi, gruaja në Prishtinë paraqet rastin në Polici

Kronika e Zezë
Kalo në kategori