Nga: Daut Dauti
Në vitin 1981, ambasadori britanik në Beograd, Sir E. Bolland, ka hartuar një raport për demonstratat në Kosovë dhe efektin e tyre në sistemin politik të Jugosllavisë. Ambasadori nuk ka fjalë të mira për këto demonstrata për shkak se në parulla vërehej kërkesa marksiste-leniniste për një komunizëm më të egër se ai që kishte RSFJ. Ai e lavdëron intervenimin e shtetit në Kosovë, duke e quajtur si të kujdesshëm dhe të moderuar. Ambasadori është në mbrojtje të integritetit të RSFJ-së, kryesisht për shkak se ky shtet zbatonte një komunizëm liberal dhe nuk ishte nën ndikimin e komunizmit sovjetik (rus). Megjithatë, ai nuk i mohon të drejtat politike të shqiptarëve në Jugosllavi dhe një pjesë të mendimit të tij mund ta shihni më poshtë:
“Sipas çdo kriteri logjik, Kosova, brenda kufijve të tanishëm, duhet të ketë status të barabartë në Jugosllavi sikur republika e Malit të Zi, Sllovenisë dhe Maqedonisë, pasi që popullsia e saj është po aq e madhe dhe po aq etnikisht homogjene si çdo republikë tjetër. Por, udhëheqësia jugosllave refuzon me këmbëngulje që të dorëzohet para kësaj logjike për arsye të politikës së brendshme dhe çështjes së sigurisë.
Menjëherë pas Luftës [Dytë Botërore], Partia nuk ka dashur të krijoj antagonizma me serbët duke krijuar koshere për Kosovën, pasi që kjo e fundit [Serbia] tani më e kishte ‘humbur’ Maqedoninë dhe Bosnjë e Hercegovinën nga gjendja e para Luftës kur ekzistonte Serbia e Madhe. Kosova, si zemër e mbretërisë serbe të Mesjetës, e shkatërruar nga turqit më 1389, atëherë, sikur edhe sot, ka qenë në gjendje që të shkaktojë ndjenja të mëdha në mesin e serbëve.
Si shtesë, pas vitit 1948, Shqipëria ka qenë shtet armiqësor për Jugosllavinë dhe ky shtet [Jugosllavia] nuk ka mundur të rrezikoj në krijimin e një republike tjetër shqiptare të Kosovës, e cila ka mund të nxjerrë pakënaqësi për pushtetin. Duke e adoptuar një politikë të këtillë, Partia ka qenë e obliguar që të ndërmarrë masa persekutimi dhe pa kompromis. Kjo është për shkak se nga ndryshimi tashti do të dilnin kërkesat nga Kutia e Pandorës: së pari, komuniteti i madh i shqiptarëve në Maqedoni dhe Mal të Zi do të kërkonte t’i bashkohej Republikës së Kosovës; pastaj do të kërkohej paritet në Vojvodinë, e cila gjë njësoj do t’i shqetësonte serbët; dhe në fund do të kërkohej rishqyrtimi i kufijve të republikave tjera ku do të duhej të merreshin parasysh minoritetet tjera. Siç e ka paraqitur në mënyrë të padyshimtë Stane Dollanc në Presidiumin e Partisë:
‘Krijimi i një republike, në mënyrë absolute, do të thoshte sulm kundër integritetit të Jugosllavisë’.
Dhe, siç ka thënë me vendosmëri edhe Sekretari i Partisë, Dragosavac:
‘Çështja e Kosovës është zgjidhur. Ajo është pjesë e integruar në Republikën e Serbisë dhe në Federatën e Jugosllavisë’.
Kjo gjë, për të cilën do të jemi sërish dëshmitarë, është një situatë klasike e forcave të parezistueshme të nacionalizmit që ndeshet me objektin e palëvizshëm të politikës zyrtare. Dikush diku duhet të lëshojë pe: është problem për të cilin Jugosllavia duhet të vendos se çka do të bëjë. Në të kaluarën, Jugosllavia ka pasur sukses pas çdo shpërthimi të nacionalizmit në Kosovë pasi që e qetësonte situatën duke ofruar koncesione kushtetuese, të cilat, në mënyrë kumulative, Kosovës i kanë dhënë virtualisht status të republikës”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Aktori Armond Morina detyrohet t'i paguajë 100 mijë euro Ministrisë së Kulturës

Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut

Jeta në komunizmin shqiptar

Vrasja në pusi e Isa Boletinit, nga 80 xhandarë serbë e malazezë

Vendimet e kongresit të Lushnjës, ku nuk përmendet Tirana si kryeqytet i ri

Arroganca e pushtetit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës