LAJMI I FUNDIT:

Kosova pranohet në FAI

Kosova pranohet në FAI

Federata Aeronautike e Kosovës (FAK) është pranuar sot në Federatën Ndërkombëtare të Aeronautikës (FAI) kanë bërë të ditur zyrtarët e lartë të FAK-ut sot në rrjete sociale.

Ata sot kanë qenë të pranishëm në mbledhjen e FAI-së në Rotterdam të Holandës, ku me vetëm dy vota kundër dhe të tjerat të gjitha ‘pro’ Kosova është aëntare e re e organizatës botërore të aeronautikës.

Ajo çka vlen të përmendet është se edhe Rusia e Kina kanë votuar ‘për’ pranimin e Kosovës, derisa vetëm Serbia e Spanja kanë qenë vendet që kanë kundërshtuar pranimin.