Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim menaxherin e Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli.
“Gatë takimit, u bisedua për progresin që është arritur në Kosovë si dhe për projektet e përbashkëta për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Mustafa foli për prioritetet e Qeverisë duke theksuar projektet në energjetikë, në bujqësi, në zgjerimin e sistemit të ujitjes, përgatitjen dhe punësimin e të rinjve në tregun e punës, efiçiencën në energjetikë si dhe reformat që po ndërmerren në fuqizimin e sektorit privat”, thuhet në njoftimin për media.
Duke e falënderuar për përkrahjen e deritashme të Bankës Botërore, kryeministri Mustafa theksoi angazhimin e Qeverisë në investimet kapitale, në arsim, në shëndetësi e fusha të tjera të jetës, në kuadër të zhvillimit ekonomik të vendit.
Menaxheri i Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli, vlerësoi lartë të arriturat në Kosovë në shumë fusha.
“Mantovanelli foli edhe për punën që po bëhet në përgatitjen e strategjisë së Bankës Botërore për ndarjen e fondeve për Kosovën në periudhën e ardhshme, duke përmendur mundësitë që Banka Botërore të përkrah projektet energjetike, projektet për rritje ekonomike të qëndrueshme, për krijimin e vendeve të punës për të rinjtë dhe gratë, projektet në bujqësi, në infrastrukturë, teknologji informative, e fusha të tjera”, thuhet më tej në njoftimin për media.
Strategjia e Bankës Botërore do të jetë kompatibile me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe programin qeverisës të Kosovës.
Gjatë takimit, ishte konkluzion i përbashkët se Kosova, falë reformave dhe përkushtimit të deritashëm, ka shënuar rritje solide ekonomike dhe ka arritur t’i adresojë disa prej sfidave të deritashme./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Kosova bën gati listën e aplikimeve për Kornizën Investuese për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës