Përfaqësues të investitorëve evropianë në Kosovë, iu bëjnë thirrje institucioneve të Kosovës, që të fokusohen në krijimin e një klime më të favorshme për investitorët e huaj, pasi që në të kundërtën, ata siç do të vijnë, ashtu edhe do të largohen nga Kosova pa investuar.
Ata tregojnë se vendet e rajonit kanë krijuar politika më të favorshme ekonomike për investitorët ndërkombëtarë, dhe kjo sipas tyre, bën që investitorët potencial që vijnë në Kosovë të largohen në kërkim të një ambienti më të favorshëm afarist.
Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian në Kosovë, Shpend Balija, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se investitorët e huaj duhet të ndihen të sigurt që të investojnë dhe se këtë siguri mund ta krijojnë vetëm institucionet e shtetit të Kosovës.
“Klima për investime të huaja direkte në Kosovë është një gjë që duhet fokusuar më me efikasitet, përqendrim dhe përkushtim më të madh, për arsye se nëse e marrim shtetin fqinj të Maqedonisë ata e kanë filluar këtë proces me një seriozitet më të lartë dhe me një dinamikë të punës më të përshpejtuar në këtë drejtim. Tani Maqedonia ofron kushte për investitorë të huaj, të cilat janë me një impakt më të lartë ekonomik për investitorin”, shprehet Balija.
Të hyrat vjetore mesatare të investimeve të huaja, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, gjatë periudhës 2009-2013 kanë qenë 400 milionë euro, por, që shënuan rënie në vitin 2014, dhe atë në vetëm 151 milionë euro. Derisa, në vitin 2015 investimet e huaja kanë qenë rreth 320 milionë euro.
Njohësi i çështjeve ekonomike, Alban Zogaj, thekson se niveli i ulët i investimeve të huaja në Kosovë dhe rënia e tyre, ishte si pasojë e krizës politike në të cilën kishte kaluar Kosova.
Megjithatë, Zogaj konsideron se do të ketë rritje të investimeve të huaja në të ardhmen.
“Do të ketë lëvizje më të mëdha sa i përket investimeve të huaja, kjo për shkak se po përmirësohet klima e biznesit gradualisht. Lajmet e fundit në Kosovë do të japin një sinjal shumë të mirë edhe për ekonominë. Anëtarësimi në UEFA pavarësisht se ne e konsiderojmë një aspekt i sportit, por do të ketë efekte pozitive edhe në ekonomi, po ashtu edhe liberalizimi vizave do të jep sinjale të mira për tërheqjen e investitorëve të huaj”, thekson Zogaj.
Ndërkaq, investitorët të cilat kanë shtrirë tanimë kapitalin e tyre në Kosovë, sipas Shpend Balija nga Këshilli i Investitorëve Evropian në Kosovë, kishin identifikuar si probleme thelbësore në të bërit biznes, moszbatimin e ligjeve dhe nivelin e lartë të korrupsionit.
“Mos-harmonizimi i ligjeve aktuale, që bien ndesh më njëra tjetrën krijon amulli dhe probleme për investitorët e huaj, po ashtu një problem tjetër është ndërrimi i legjislacionit shumë shpesh dhe nuk ka një koherencë të legjislacionit në vazhdimësi për të cilin investitori duhet të ketë një siguri të madhe, dhe të mos ndryshojnë ligjet çdo tre apo katër vite. Zbatimi i ligjit në Kosovë mungon. Në ligj ekziston mbrojtja e investitorit, por në praktikë kjo nuk ndodhë”, thekson Balija.
Ndërkohë, për ndërtimin dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Kosovës investimet e huaja janë shpëtimtare, thotë njohësi i çështjeve ekonomike Alban Zogaj.
“Një prej, po e quaj “ilaçeve” të ekonomisë në Kosovë është investimi i jashtëm direkt, pasi që investitorët lokal kanë mungesë të kapitalit dhe financave dhe e vetmja mundësi për të hyrë në investime të mëdha të themi të prodhimit në Kosovë, duhet gjithsesi të krijohen kushte për investitorët e mëdhenj të cilët kanë orientim eksportin”, shton Zogaj.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka përgatitur një projektligj për Investimet Strategjike, përmes së cilit thuhet se do të eliminohen pengesat e deritanishme për nxitjen dhe realizimin e investimeve të huaja, si burokracia e tepërt, procedurat e stërzgjatura, mungesa e transparencës, infrastruktura ligjore jo e favorshme të cilat kanë penguar dhe vështirësuar realizimin e investimeve të huaja në Republikën e Kosovës. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
Rizvanolli thotë se masat emergjente në energji kanë treguar efektin e tyre
![Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/f1309527-e577-4288-a563-50c1d2040ec2-780x439.jpg)
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht