Futbollistët e Kosovës, kanë zbritur në fushën e “Doosan Arena” në ora 18:00.

Stërvitja si zakonisht ka qenë e hapur për 15 minuta për media.


Gjatë kësaj kohë është bërë nxehja e lojtarëve për stërvitje, ku të gjitha kanë qenë të pranishëm.

74480709 538394543404806 8023580267111251968 n

Pastaj trajneri do të punojë me lojtarët që do të jenë në formacion dhe taktikat e lojës që do të përdoren.

Atmosfera duket e mirë dhe po punohet me entuziazëm për ndeshje.

75279288 2407860519529715 5249980293904859136 n

Në stërvitje ka marr pjesë edhe Herolind Shala i cili është në pikëpytje dhe do të vendoset për të pikërisht pas kësaj stërvitje.

75569696 2437136016499909 8109757643444191232 n

Ndeshja ndaj Çekisë do të jetë vendimtare për Kosovën, pasi të dy kombëtaret janë duke e kërkuar kualifikimin.

74534364 954115161614726 926748432310206464 n

Çekia është e dyta me 12 pikë, ndërsa Kosova ka një pikë më pak dhe është në vendin e tretë. /Telegrafi/

telegrafi sport app