LAJMI I FUNDIT:

Kosova pëson tjetër humbje të rëndë nga Ukraina

Kosova pëson tjetër humbje të rëndë nga Ukraina

Kombëtarja e Kosovës (femrat) ka pësuar humbje ndaj Ukrainës në ndeshjen e pestë kualifikuese për Euro 2025 me rezultat 4-0.

Vashat kosovare të udhëhequra nga përzgjedhësja Anneli Andersen, u mposhtën nga Ukraina në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke pranuar të gjitha golat në pjesën e parë.

Daryna Apanaschenko, Tamila Khimich, Olha Basanska dhe Roksolana Kravchuk shënuan golat Brenda 27 minutave.


Kjo është humbja e pestë për Kosovën në po aq ndeshje të zhvilluara, me ”Dardanet” qënuk kanë shënuar ende asnjë gol në këto kualifikuese, derisa kanë pësuar 15 gola.

Kosova është e fundit në grup pa pikë, ndërsa ndeshjen e fundit e kundër Uellsit në Llanelli.

Kroacia është e para në grup me 9 pikë, ndërsa Uellsi dh Ukraina kanë nga 8 pikë. /Telegrafi/