Kosova përparon për tri pozita, afrohet me 100 vendet e para – Shqipëria po ashtu ngjitet

Kosova në futboll ka përparuar për tri pozita në ranglistën e re të FIFA-s, të cilën shtëpia e futbollit botëror e ka publikuar të enjten. Fitorja ndaj Lituanisë dhe Qipros në fillim të këtij muaji në Ligën e Kombeve, mundësuan ngritjen e Kosovës në pozitën e 101-të me 1218 pikë. “Dardanët” në ranglistën e re, kanë 13 pikë më shumë sesa në ranglistën e shkuar, në të cilën janë renditur në pozitën e 104-të.

Në fakt, është në nëntorin e vitit 2023, Kosova ishte renditur në pozitën e njëjtë që është tani.
























































