Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi qytetarët se në mungesë të targave të rregullta në Agjencinë për Regjistrim Civil, të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës mund të pajisen me targa provuese (të përkohshme) deri në përfundimin e procesit të prokurimit për furnizim me targa civile.
MPB sqaron se aktiviteti i prokurimit ka qenë i shpallur në KRPP me datën 17.08.2015, sipas procedurës së hapur dhe pas përfundimit të vlerësimit, ky aktivitet është anuluar me datën 20.10.2015, sepse asnjë operator nuk ka përmbushur kërkesat sipas standardeve të kërkuara nga MPB.
“Më datën 30.10.2015 procesi i kontestimit të vendimit të MPB është bërë në Organin Shqyrtues të Prokurimit, dhe ky organ ka kërkuar nga MPB të ri-vlerësojë ofertuesit. MPB pas rivlerësimit, ka nxjerrë Vendim për anulim, vendim ky i cili pra është apeluar në OShP me datën 24.12.2015, kurse OShP me datë 26.04.2016, pra pas katër muajsh vonesë ( si rrjedhojë e vonesës në emërimin e anëtarëve të OShP-së) ka nxjerrë vendimin përfundimtar dhe ankesa e operatorëve është refuzuar si e pa bazë”, thuhet në njoftim.
Për shkak të komplikimeve të krijuara procedurale, Ministria e Punëve të Brendshme ka shfrytëzuar të drejtën e furnizimit emergjent me targa për një sasi të kufizuar. MPB ka nënshkruar kontratë me datën 23.03.2016 sipas procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë dhe ky furnizim është realizuar.
Aktiviteti i prokurimit është ri-tenderuar dhe shpallur në KRPP më datën 25.05.2016, sipas procedurës së hapur, ndërsa për katër ofertat e dorëzuara më datën 06.07.2016
“Tani procesi është në fazën e vlerësimit nga ana e komisionit vlerësues dhe i cili pritet të përfundojë brenda ditësh si proces i menaxhuar nga MPB. Pajisja e qytetarëve me targa provuese, si zgjidhje e ndërmjetme, do të vazhdoj deri në përfundimin e procedurave të prokurimit dhe përzgjedhjen e kompanisë për prodhimin e targave”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se Ministria e Punëve të Brendshme, e ka të pamundur të gjejë zgjidhje alternative, sepse çdo veprim i ndjekur nga MPB duhet të jetë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe afatet kohore.
“Për të mos arritur në këtë situatë, MPB kishte filluar procedurat e prokurimit 11 muaj më parë, mirëpo MPB nuk mund të ndikojë në faktorët e tjerë që mund të konsiderohet si faktorë jashtë përgjegjësive të MPB. Ajo çfarë kemi bërë sot, është se kemi përgatitur shkresë të veçantë, për t’iu drejtuar autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, për njohjen dhe pranimin e targave provuese të Republikës së Kosovës, në territorin e republikës së Shqipërisë, së paku në këta muaj veror. Shpresojmë në miratimin e kësaj kërkese, për të cilën qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë. Andaj, shpresojmë në mirëkuptimin qytetar, deri në përfundimin e këtij procesi të tej zgjatur”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vaktia e Ramazanit 2025

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës