Autoritetet e Kosovës besojnë se e kanë mbështetjen e nevojshme të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kapacitete ushtarake.
Ndërkaq, deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg se ky transformim po ndodhë në një “kohë të papërshtatshme”, shihen si reflektim i qëndrimeve të disa vendeve anëtare të NATO-s, të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ritheksuar të premten se nuk ka asnjë dilemë rreth votimit të tri projektligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kapacitete ushtarake, më 14 dhjetor.
“NATO është organizatë e disa vendeve të sigurisë dhe mendimi i një anëtari të NATO-s nuk kthehet në vendim, në fakt vendimet merren vetëm kur të gjithë janë dakord, kështu që ne nuk na pengon puna me NATO-n. Nëse kjo është një kërkesë dhe nuk aprovohet nga të tjerët kjo nuk ndryshon asgjë”, theksoi Haradinaj.
“Njëkohësisht, qëndrimi i SHBA-ve është për më shumë stabilitet në Kosovë dhe në rajon. Ka qenë në vazhdimësi ky qëndrim këtë e ka shprehur edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, pra është në linjë me deklarimet e mëhershme të zyrtarëve të Departamentit të SHBA-së ku edhe në Beograd kanë thënë që Kosova do të ketë ushtrinë”, tha kryeministri i Kosovës.
Në anën tjetër, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili po qëndron në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes një komunikate për media, tha se është konfirmuar edhe një herë mbështetja për Forcën e Sigurisë së Kosovës edhe pas transformimit të saj në Ushtri të Kosovës.
Kjo mbështetje e SHBA-ve, ka thënë Veseli do të vazhdojë të jepet në trajnime dhe edukim, por edhe në aspekte të tjera që kanë të bëjnë me funksionimin e saj si ushtri.
Veseli citohet të ketë thënë se ‘ushtria e Kosovës do të jetë ushtri e paqes në Ballkan, por edhe në zona të tjera kudo qe do të kërkohet angazhimi i saj, në ruajtjen e paqes’.
Pavarësisht hezitimeve të NATO-s për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kapacitete ushtarake, edhe njohësit e çështjeve ushtarake dhe të sigurisë thonë se Kosova nuk duhet të zmbrapset.
Ramadan Qehaja, ekspert i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, i tha Radios Evropa e Lirë, se qëndrimi i NATO-s, për formimin e ushtrisë së Kosovës ka qenë i pritur, aq më parë, që disa shtete anëtare të NATO-s nuk e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur.
Sipas Qehajës, në këtë çështje edhe diplomacia serbe ka qenë aq e fuqishme dhe aq domethënëse për ato shtete që vërtet kanë dashur të pengojnë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura.
“Sekretari i NATO-s Jens Stoltenberg me siguri domosdoshmërisht është dashur të dal më atë qëndrim pasi që ka pasur polarizime lidhur më këtë çështje dhe e ka thënë atë që e ka thënë, mirëpo kjo nuk do të thotë që ne duhet të zmbrapsemi”.
“Sa i përket qëndrimit të SHBA-së edhe pse një kohë ka qenë i tillë duke thënë se ne nuk duhet të ngutemi të pritet dhe të bisedohet me serbët lokalë, ne i kemi shtjerrë të gjitha mundësitë tona dhe kujtoj që më në fund Amerika e ka kuptuar se ne duhet të kemi një forcë të sigurisë së Kosovës e cila e ka edhe mandatin ushtarak që deri më tani nuk e ka pasur”, thotë Qehaja.
Eksperti Qehaja shton se Kosova është në një pozitë të pavolitshme, përkatësisht, sipas tij, është një vonesë e madhe në formimin e ushtrisë së Kosovës. Ai shton se formimi i forcës së sigurisë me detyra të reja e bën Kosovën shpërndarëse të sigurisë në vendet tjera ku mund të ketë nevojë.
“Që 20 vite pas çlirimit të vendit dhe 10 vite shtet i pavarur nuk kemi Forcë të Armatosur, kjo është e pakuptimtë. Forca jonë e armatosur që do të bëhet më 14 dhjetor, siç po thuhet, nuk ka pretendime ofensive, sulmuese ndaj Serbisë e cila po trumbeton se kjo forcë do të jetë destabilizuese në Ballkan, unë kujtoj se nuk ka asgjë të vërtet nga kjo. Kjo forcë do të jetë stabilizuese për Ballkanin aq më parë, do të përdoret për vetëmbrojtjen tonë dhe do të jep kontributin e vet në misione paqësore në botë aty ku do të jetë nevoja”, thotë Qehaja.
Të mërkurën, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e paralajmëroi Prishtinën zyrtare se do të “përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës”.
Sipas Stoltenberg, ky proces po udhëhiqet “në një moment mjaft të papërshtatshëm, pa u respektuar procedurat”.
Derisa, një ditë më parë, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, se Uashingtoni ka mbështetur zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe zhvillimin e saj në Forcë të Armatosur.
Kosnett ka thënë se pavarësisht shqetësimeve të vendeve fqinje për evoluimin e FSK-në në Forca të Armatosura, “Kosova ka çdo arsye dhe ka të drejtë të ketë aftësi vetëmbrojtëse”.
Ndryshe, nga Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë bërë të ditur se komisioni i ka përfunduar të gjitha punët sa i përket ligjeve për FSK-në dhe se ato, më 14 dhjetor, do të jenë në Kuvend për miratim.
Forca e Sigurisë së Kosovës aktualisht ka mision për ndërhyrje dhe emergjenca, ngase kapacitetin mbrojtës e ka forca shumëkombëshe paqeruajtëse e KFOR-it.
Ngritja e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës është paraparë të kalojë përmes një tranzicioni prej disa vjetësh në koordinim me NATO-n.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arrestohen 29 persona në Tiranë, të dyshuar për organizimin e lotarive të palejuara
Kredia hungareze, Koçoska: Presim propozimin përfundimtar të bankave për normën e interesit
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë