LAJMI I FUNDIT:

“Kosova nuk pranohet në UEFA e FIFA”

“Kosova nuk pranohet në UEFA e FIFA”

Paralajmërimi i UEFA-s se në mbledhjen e nesërme të Komitetit Ekzekutiv në Maltë do ta shqyrtojë anëtarësimin e Kosovës ka ngjallur reagime të shumta në Serbi.

Nënkryetari i Federatës së Futbollit të Serbisë, Ivan Çurkoviq, i ngarkuar me sektorin e marrëdhënieve ndërkombëtare, ka deklaruar se qëndrimi i kësaj federate sa i përket çështjes së Kosovës nuk ndryshon. Megjithatë, ai ka thënë se jo gjithçka vendoset në forumet sportive në raste të tilla.

“Dihet fare mirë se çfarë mendon dhe vepron FSS-ja në rastet e tilla. Pranimi i të ashtuquajturit shtet i Kosovës në UEFA e FIFA nuk vjen në shprehje. Dua të theksoj po ashtu se UEFA është shumë rigoroze dhe konkrete kur njerëzit nga Kosova paraqiten me këtë kërkesë. Qëndrimi i njerëzve në shtëpinë e futbollit, me sa di unë, është i pandryshuar: nuk ka anëtarësim në UEFA derisa OKB-ja të mos e pranojë Kosovën si anëtare të saj”, ka thënë Çurkoviq për të përditshmen serbe “Novosti”, transmeton gazetaolle.

Mirëpo, ai rikujton një detaj të rëndësishëm në këtë proces. “Diçka ndodh edhe larg opinionit publik. Në fakt, ne nuk e dimë se çfarë konkretisht është pjesë e bisedimeve në nivelin politikë në Bruksel dhe në vende tjera”, ka shtuar Çurkoviq duke rikujtuar njërën prej pikave të marrëveshjes së vitit të kaluar në Bruksel, sipas të cilës Serbia dhe Kosova kanë marrë për obligim që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në rrugën drejt anëtarësimit në organizatat sportive dhe kulturore.


Në trend Sport

Më shumë
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Boks
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Premier League
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Zbulohet shifrat saudite nga e cila Real Madridi rrezikon të humbasë Vinicius Jr këtë verë

Zbulohet shifrat saudite nga e cila Real Madridi rrezikon të humbasë Vinicius Jr këtë verë

Ligat tjera
Kalo në kategori