LAJMI I FUNDIT:

Kosova nuk ka opozitë të mirëfilltë

Kosova nuk ka opozitë të mirëfilltë

Kryetari i Degës së PDK-së në Klinë, njëherësh kryetar i kësaj komune, Sokol Bashota ka thënë se koalicioni i dy partive të mëdha padrejtësisht në këtë mandat është penguar nga opozita, e cila nuk i ka dhënë mundësi këtij koalicioni t’i plotësojë pritjet e qytetarëve.

Në këtë intervistë për gazetën ‘Epoka e re’, Bashota ka thënë se Kosova nuk ka opozitë të mirëfilltë.

Ai ka vlerësuar se demarkacioni me Malin e Zi dhe Asociacioni i komunave serbe duhet të debatohen në nivel ekspertësh, qofshin ata nga subjektet politike apo të pavarura, kurse politika t’u nënshtrohet veprimeve profesionale.


Bashota ka thënë se PDK-ja do të vazhdojë të jetë forca më e madhe politike dhe pas dy palë zgjedhjeve të ardhshme që do të mbahen.

Ai e ka lënë mundësinë e hapur për të qenë edhe një mandat tjetër në krye të komunës së Klinës. /Telegrafi/