Kosova nis grumbullimin

Përfaqësuesja krahas përgatitjve do të luajë një ndeshje ndërmjet vete të mërkurën. Bunjkau zbuloi edhe mungesën e dytë lojtarëve.
“Mërgim Brahimi dhe Hekuran Kryeziu do të mungojnë me leje, pasi ndodhen në kohën kur pritet të transferohen në klube tjera. Në vend të tyre do ta ftojë një mbrojtës të djathtë”, tha Bunjaku.
Bunjaku nuk e quajti dështimi anulimin e miqësores me Burkino Fason, duke thënë se kundërshtari nuk u tregua korrekt dhe për këtë arsye nuk pranuan të luajnë me ta.
Kosova sot mban stërvitjen e parë nga ora 18:00 në stadiumin e KEK-ut, derisa në ditët tjera do të mbahen nga dy stërvitje paradite dhe pas dite. Të mërkurën nga ora 17:00 ose 18:00 (nuk është caktuar ende) do të zhvillohet takimi ndërmjet vete.
Në konferencë ishte edhe sulmuesi Erton Fejzullahu që kishte ardhur nga Kina. Ai theksoi se më mirë ishte të luhej edhe takimi, por edhe kështu nuk është pishman që ndodhet në Kosovë.



















































