LAJMI I FUNDIT:

Kosova në konkurrencën e fermave U15 fiton kundër Andorrës

Kosova në konkurrencën e fermave U15 fiton kundër Andorrës

Kosova në konkurrencën e vajzave nën moshën 16-vjeç ka shënuar fitore kundër Andorrës, me rezultat 3-1.

Kjo ishte ndeshja e pare e Dardaneve të reja në “UEFA Development Tournament” që po zhvillohet nën organizim të Federatës Shqiptare të Futbollit, e ku marrin pjesë edhe Moldavia dhe Shqipëria si nikoqire.

Të përzgjedhurat e Albina Rrahmanit që nga fillimi i ndeshjes ishin më të mira dhe nuk lejuan në asnjë moment që fitorja të vihej në dyshim. Rezultatin e zhbllokoi Riga Kallaba, në minutën e 30-të.


Epërsinë në 2-0 e shtoi Olsa Maçastena, në minutën e 51-të. Andorra arriti ta ngushtoi epërsinë në minutën e 55-të përmes Hulia Domingos, e cila realizoi nga penalltia.

Megjithatë, vetëm tre minuta më vonë Riga Kallaba shënoi sërish për ta rikthyer epërsinë prej dy golave, 3-1, që njëherësh ishte rezultati përfundimtar i kësaj ndeshjeje.

Takimin e radhës Kosova e zhvillon kundër Shqipërisë, më 9 mars, në orën 14:30, derisa më 12 mars takohet me Moldavinë.

Përzgjedhësja Albina Rrahmani pas ndeshjes u shpreh e lumtur për fitoren dhe për paraqitjen e vajzave në takimin e parë të këtij turneu.

“Duke pasur parasysh që vajzat kanë pas pak kohë të stërvitin së bashku, mendoj që ishte një paraqitje e mirë. Më gëzon shumë angazhimi që ato bëjnë, dëshira për të luajtur dhe për të dhënë më të mirën. Ato janë shumë të motivuara për t’u përmirësuar dhe ta përfaqësojnë vendin sa më mirë dhe sa më lart”.

“Natyrisht, gjithmonë ka vend për përmirësim dhe pikërisht ky turne u jep mundësi ekipeve të përmirësojnë nivelin e tyre, duke u dhënë mundësi të barabarta të gjitha lojtareve që janë të grumbulluara. Sigurisht se në ditët e ardhshme do të punojmë në disa pika në mënyrë që në ndeshjet e radhës të paraqitemi sa më mirë, por rëndësi ka që secila prej 20 futbollistëve të grumbulluara të fitojë përvojë ndërkombëtare dhe të rriten së bashku si ekip. Gjithsesi jam e lumtur që e filluam turneun me fitore”, ka theksuar Rrahmani.

Në trend Sport

Më shumë
Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

La Liga
Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

La Liga
Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
MKRS obligon federatat që 30 përqind të buxhetit ta dedikojnë për vajza dhe gra

MKRS obligon federatat që 30 përqind të buxhetit ta dedikojnë për vajza dhe gra

Sport vendor
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Kalo në kategori