LAJMI I FUNDIT:

Kosova në Javën e CEFTA-së në Podgoricë

Kosova në Javën e CEFTA-së në Podgoricë

Një delegacion nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i kryesuar nga Zëvendësministri Avni Kastrati dhe i shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Podgoricë, Skender Durmishi po marrin pjesë në Javën e Marrëveshjes për Tregti të Lirë në mes të vendeve të Evropës Qendrore (CEFTA) në Podgoricë.

Pjesëmarrës nga Kosova përveç zyrtarëve nga MTI-ja janë edhe përfaqësuesit nga OEK-u dhe Dogana.

Në këtë konferencë do të prezantohet Raporti për Implementimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë në mes të vendeve të Evropës Qendrore (CEFTA), po ashtu do të debatohet mbi adresimin e sfidave, përfitimeve dhe zhvillimeve të ardhshme në CEFTA.


Objektivat kryesore të kësaj marrëveshje janë eliminimi i barrierave tregtare, nxitja e investimeve dhe mbi të gjitha lehtësimi i tregtisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/