Kosova në futsall tash e dy ditë është grumbulluar në Gjakovë, ku po i kryen përgatitjet për parakualifikimet e Kampionatit Botëror, që mbahen javën e ardhshme në Bjellorusi.

Djemtë e drejtuar nga përzgjedhësi Ramadan Cimili janë akomoduar në hotel “Apollonia”, derisa stërvitjet po i mbajnë në palestrën e sportit “Shani Nushi”.


IMG 34495be063528b1881b7c37e2d33fb81 V

Atmosfera në kampin e “Dardanëve” është shumë e mirë dhe të gjithë janë optimistë se do të shfaqin vlerat e tyre në lojën e futsallit në Bjellorusi.

Kosova e futsallit do të qëndrojë për stërvitje në Gjakovë deri të dielën, kurse të hënën do të udhëtojë drejt kryeqytetit bjellorus.

IMG 8a203d902fd2eff240fc0bca037b81ab V

Ky do të jetë cikli i parë kualifikues i Kosovës për Kampionatin Botëror, ndeshjet e Grupit të 3-të do të zhvillohen në Bjellorusi prej 29 janar deri më 3 shkurt.

Përveç Bjellorusisë si vendase, Kosova do të jetë në grup edhe me Norvegjinë dhe Andorrën./Telegrafi/ 

telegrafi sport app