Kosova në Botërorin e pingpongut

Garat do te zhvillohen ëe tri divizione, ne “Divizionin e Kampionatit” (“Championship Division”) ndër meshkuj do te garojnë 16 shtete në katër grupe të prira nga Portugalia kampione aktuale Franca, Hungaria Serbia, Gjermania (favorite) Spanja, Polonia, Ukraina, Suedia, Rusia, Austria, Rumania, Kroacia, Bjellorusia, Greqia dhe Republika Çeke. Ndërsa tek femrat, Gjermania, Bjellorusia, Republika Çeke, Sllovakia, Austria, Romania, Franca, Serbia, Polonia, Hungaria, Rusia, Luxemburgu, Suedia, Holanda, Portugalia dhe Ukraina.
Ne “Divizionin Sfidues” (“Challange Division”) tek meshkujt do te garojnë: Sllovakia, Turqia, Norvegjia, Irlanda, Italia, Anglia Bulgaria, Estonia, Danimarka, Sllovenia, Luxemburgu, Lituania, Belgjika, Zvicra, Finlanda dhe Izraeli, ndërsa tek femrat Turqia, Bullgaria, Italia, Bosnja dhe Hercegovina, Moldavia, Spanja, Lituania, Zvicra, Estonia, Kroacia, Sllovenia Azarbajgjani, Kosova, Greqia, Anglia, Belgjika dhe Finlanda.
Në “Divizionin Standard” (“Standard Divizion”) meshkujt garojnë ne dy grupe te përbëra nga Holanda, Bosnja dhe Hercegovina, Azarbejxhani, Qipro, Scotlanda, Moldavia dhe Kosova,
Reprezentacioni i Kosovës përbehet nga: Vlona Maloku, Iliriana Haliti , Linda Zeqiri dhe kapitenia Besire Domaniku nder femra dhe Linor Çitaku, Besart Domaniku dhe Baton Çitaku nder meshkuj. (Rrahman Ademaj për shkak te pengesave nga punëdhënësi refuzoi ftesën e përzgjedhësit).
Ne përbërje te delegacionit do te jete edhe Nehat Çitaku, Kryetar i FPPK-se ne cilësinë e delegatit ne Kongresin e ETTU-se i cili do të mbahet me date 30 shtator 2015. Ky kampionat përveç tjerash do të jetë kualifikues për Kampionatin e ardhshëm Botëror që do të mbahet ne Kuala Lumpur të Malajzisë në shkurt te vitit 2016. Këtë paraqitje te përfaqësuese se Kosovës e mundësoi Departamenti i Sportit pranë MKRS-së, huhet në komunikatën e dërguar nga kryetari i FPPK-së, Nehat Çitaku.



















































