Youth Initiative for Human Rights Kosovo (YIHR) ka zhvilluar sot aksion rrugor tek selia e Lëvizjes Vetëvendosje, selia e Partisë Demokratike të Kosovës, e më pas edhe tek partitë tjera.

Aktivistët kanë mbajtur disa pankarta në duar ku thuhet "Kosova mundet ma mirë veç pa diskriminim", "Kosova mundet ma mirë veç pa dhunë", e të tjera.


Ky aksion po bëhet në ditën e fundit të Javës për të Drejtat e Njeriut, ku kërkojnë që partitë politike të vënë në qendër të vëmendjes të drejtat e njeriut, barazinë dhe dinjitetin, derisa po garojnë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Përmes këtij aksioni synojmë t’u bëjmë të qartë përfaqësuesve/eve politikë/e se e ardhmja e shoqërisë sonë duhet të ndërtohet mbi respektin për çdo individ, pavarësisht identitetit/eteve të tyre. Ky aksion synon gjithashtu të vendosë një standard të ri për fushatat politike dhe agjendat e tyre: një standard ku të drejtat e njeriut janë të panegociueshme”, thuhet në organizatë. /Telegrafi/

462648895 574327192202222 6918879405991003208 n 1

462637741 902937251938089 2888149952139370892 n 1 1

470056978 3946720545597541 111728500166127403 n 1

462645884 1307595417089267 3734068525592670214 n 1

470052799 569274752528784 6352399594382243865 n 1

470053563 1295907648502410 4583926239349166550 n 1

470052858 1586032425617216 4445501000513112187 n 1