LAJMI I FUNDIT:

Kosova mirëpret investimet nga India

Kosova mirëpret investimet nga India

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e Odës Ekonomike Indo-Kosovare, Anil Mishra, përfaqësues i komunitetit të biznesit indian dhe Valdet Xhemajli, kryetar i Odës Ekonomike Indo – Kosovare, me të cilët ka biseduar për zhvillimet aktuale në vend dhe mundësinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Kryeministri Haradinaj ka njoftuar përfaqësuesit e Odës Ekonomike Indo – Kosovare, për prioritet e Qeverisë së Kosovës, hapat e ndërmarrë në krijimin e lehtësirave për bizneset që investojnë në Kosovë, përmes legjislacionit, krijimit të zonave të lira ekonomike, dhe për Ligjin për Investime Strategjike i cili krijon kushte të përshtatshme për investitorët e huaj potencialë.

Gjatë takimit, sipas njoftimit për media, kryeministri Haradinaj ka thënë se Republika e Kosovës mirëpret investimet e huaja të cilat nxisin zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.


Duke mirëpritur investimet nga India, kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës do të jetë partnere e investitorëve, sipërmarrësve, dhe sektorit privat në përgjithësi.

Përfaqësuesit e Odës Ekonomike Indo – Kosovare, Anil Mishra, përfaqësues i komunitetit të biznesit indian dhe Valdet Xhemajli, kryetar i Odës Ekonomike Indo – Kosovare, falënderuan kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe e njoftuan për aktivitetet e tyre, duke thënë se kjo Odë do të jetë urë lidhëse ndërmjet bizneseve indiane dhe atyre kosovare. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori