Kombëtaret evropiane do të zbulojnë kundërshtarët e tyre kualifikues për Kupën e Botës 2026 në shortin e ditës së sotme (e premte), i cili do të mbahet në ora 12:00 në Cyrih të Zvicrës.
Gjithsej 16 ekipe të UEFA-s do të kualifikohen për turneun e zgjeruar me 48 ekipe që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.
Por, si funksionon shorti – dhe me kë mund të përballen kombet vendase?
Si funksionojnë kualifikimet për Kupën e Botës?
Formati për kualifikimet evropiane ka ndryshuar, me më shumë grupe – dhe më të vogla se më parë.
Do të jenë 12 grupe kualifikuese për Kampionatin Botëror. Gjashtë grupe do të kenë katër ekipe dhe gjashtë grupe tjera do të kenë nga pesë ekipe.
Ekipet do të luajnë me njëra-tjetrën në shtëpi dhe në udhëtim si zakonisht.
Skuadra e parë nga secili grup kualifikohet automatikisht për Kupën e Botës, me vendet e dyta që shkojnë në ‘play-off’ me katër ekipe të Ligës së Kombeve.
Katër nga 16 skuadrat e ‘play-off’-it do të kualifikohen në Kupën e Botës 2026.
🗓️ Friday, 13 December
⌚️ 12pm CETThe UEFA preliminary draw for #FIFAWorldCup 26… 🔜
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 12, 2024
Si do të ndahen grupet?
Të gjitha grupet do të përmbajnë nga një ekip secila nga vazot një deri në katër. Gjashtë nga grupet do të kenë gjithashtu një ekip nga vazo e pestë. Ka disa kufizime se cilat skuadra mund të tërhiqen në cilat grupe dhe me kë mund të përballen – më shumë për këtë më poshtë.
Ekipet do të hidhen sipas renditjes së vazove – kështu që së pari skuadrat e një vazo, pastaj vazoja e dytë dhe kështu me radhë.
Vazo 1: Spanja, Gjermania, Portugalia, Franca, Italia, Holanda, Danimarka, Kroacia, Anglia, Belgjika, Zvicra, Austria
Vazo 2: Ukraina, Suedia, Turqia, Uellsi, Hungaria, Serbia, Polonia, Greqia, Rumania, Sllovakia, Republika Çeke, Norvegjia
Vazo 3: Skocia, Sllovenia, Republika e Irlandës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Finlanda, Islanda, Irlanda e Veriut, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina, Izraeli
Vazo 4: Bullgaria, Luksemburgu, Kosova, Bjellorusia, Armenia, Kazakistani, Azerbajxhani, Estonia, Qipro, Ishujt Faroe, Letonia, Lituania
Vazo 5: Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtajni, San Marino
Kush do të hyjë në një grup me katër ekipe?
Katër skuadrat që fitojnë çerekfinalet e Ligës së Kombeve në mars duhet të shkojnë secila në një nga grupet kualifikuese të Kupës së Botës me katër ekipe (Grupet AF).
Kjo sepse finalet e Ligës së Kombeve luhen në qershor, duke lënë më pak vend në kalendar për kualifikueset e Botërorit.
Për shkak se ky short bëhet para atyre ndeshjeve, çerekfinalistët do të hidhen si vendmbajtës. Për shembull, fituesi i Francës kundër Kroacisë do të shkojë në një grup, ndërsa humbësi në një tjetër.
Një maksimum prej një çerekfinalisti të humbur të Ligës së Kombeve ose një skuadër play-off për promovim-ulje të Ligës së Kombeve mund të shkojnë në një grup.
Anglia ka të ngjarë të jetë në një grup me pesë ekipe.
Gjashtë skuadrat e fundit do të futen automatikisht në Grupet GL.
A ka ndonjë kufizim tjetër?
Për arsye politike, Ukraina dhe Bjellorusia nuk mund të jenë në të njëjtin grup dhe as Gjibraltari dhe Spanja. Kosova duhet të mbahet e ndarë nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina.
Moti është gjithashtu një faktor. Për shkak të kushteve të mundshme të të ftohtit, maksimumi dy nga Estonia, Ishujt Faroe, Finlanda, Islanda, Letonia, Lituania dhe Norvegjia mund të tërhiqen së bashku. Islanda dhe Ishujt Faroet nuk mund të bien së bashku pasi konsiderohen dy vendet më të rrezikuara nga ndërprerjet e motit.
Ekzistojnë gjithashtu kufizime gjeografike se me kë mund të përballen Kazakistani, Azerbajxhani dhe Islanda për të shmangur shumë udhëtime në anën e kundërt të Evropës.
Kur janë ndeshjet?
Ndeshjet do të zhvillohen në 10 ditë ndeshjesh gjatë pesë pushimeve ndërkombëtare.
Këto pushime ndërkombëtare janë 21-25 mars, 6-10 qershor, 4-9 shtator, 9-14 tetor dhe 13-18 nëntor.
Sidoqoftë, asnjë ekip nuk do të luajë kualifikueset e Kupës së Botës në të gjitha ato data, sepse ka maksimumi tetë ndeshje.
Disa skuadra do të fillojnë në mars, të tjerat do të fillojnë në qershor dhe grupet me katër skuadra nuk do të fillojnë deri në shtator.
Ndeshjet ‘play-off’ do të zhvillohen në datat 26-31 mars 2026.
Kur është Kupa e Botës?
Kupa e Botës do të fillojë më 11 qershor në Mexico City dhe do të përfundojë më 19 korrik në New Jersey.
Turneu i zgjeruar me 48 ekipe do të zgjasë me një rekord prej 39 ditësh.
Formati i ri do të ketë 12 grupe me katër ekipe dhe një raund të fundit me eliminim direkt për herë të parë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Malisheva me fitore bindëse ndaj Gjilanit, Altin Aliu shkëlqen me het-trik

Reprezentuesi i Italisë dënohet me 10 ndeshje mos-lojë për shkak të racizmit

Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti përfundimisht refuzon Kosovën – ftohet nga Suedia

Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët