Vashat e Kosovës kanë shënuar fitore të madhe në ndeshje me Estoninë me rezultat 2-0.

Ka qenë futbollistja Kaltrina Biçkaj që ka realizuar dy gola në pjesën e parë të lojës.


Ajo fillimisht shënoi në minutën e 7-të për epërsinë e parë në ndeshje, pastaj shënoi në minutën e 27-të.

119598403 3130727697055934 5649080459053203204 o

Në pjesën e dytë nuk kishte më gola dhe Kosova me fitore prej 2-0  siguroi fitoren e tretë në këtë grup.

Vlen të ceket se Kosova kishte shumë mungesa për këtë ndeshje, pasi lojtaret që luajnë në Evropë nuk u lejuan të udhëtojnë shkaku i situatës me COVID-19.

Vashat e selektores Afërdita Fazlija në këtë kampanjë kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2021”, kanë nëntë pikë nga gjashtë ndeshje.

119546792 3130727693722601 3385087202610646848 o

Pas këtij triumfi, “Dardanet” vazhdojnë të mbesin në pozitën e katërt të renditjes.

tabela

Në ndeshjen e radhës, Kosova do të ballafaqohen me Turqinë më 23 tetor në Antalia./Telegrafi/

telegrafi sport app