Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbajtur sot seancën e parafundit para ndeshjes me Rumaninë, që zhvillohet të premten në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:45.

Edhe stërvitja e sotme ka qenë me intensitet, ku përzgjedhësi Alain Giresse ka punuar në disa prej skemave të lojës, si dhe në finalizim të aksioneve.


Alain Giresse

Atmosfera në ekipin dardan para kësaj ndeshje tejet të rëndësishme është mjaft e mirë.

Kosova do ta zhvilloj stërvitjen e fundit para duelit me Rumaninë të enjten në mbrëmje, ku edhe do të ketë konferencë për shtyp.

Kosova 1 1

Stërvitja e sotme është zhvilluara paradite në kampin nacional në Hajvali, derisa prezent ishin gjithë futbollistët.

I vetmi futbollist që është në dyshim për duelin me Rumaninë është Edon Zhegrova që ka pësuar një lëndim të lehtë. /Telegrafi/

Kosova 2

 

14qershor stervitjaekombetares5

14qershor stervitjaekombetares7

14qershor stervitjaekombetares3

14qershor stervitjaekombetares1

14qershor stervitjaekombetares4

telegrafi sport app