Kosova Makers League hap aplikimet për Edicionin e Shtatë të Garës së Robotikës, KML Open 2024-25

Kosova Makers League është organizatë që përmes edukimit jo-formal, synon të pajisë nxënësit me aftësi të buta dhe teknike që i përgatisin ata për sfidat e së ardhmes. Pas suksesit të edicionit të kaluar të garës së robotikës, kjo organizatë sot zhvillon garën më të madhe të robotikës në rajon.Me 18 Shtator 2024, Kosova Makers League ka hapur aplikimet për edicionin e shtatë të Garës së Robotikës, KML Open 2024-25, me temën “Robotika Sportive”. Ftohen të gjitha institucionet edukative që punojnë me fëmijë të grupmoshës 6-14 vjeç, të bëhen pjesë e kësaj gare argëtuese dhe edukative.
Në këtë edicion të garës, përveç ekipeve të vjetra pjesëmarrëse, do të pranohen edhe 100 ekipe të reja, të cilat për herë të parë do të marrin pjesë në Garën e Robotikës KML Open. Çdo ekip do të pajiset me katër robotë edukativë micro: Maqueen Plus, që do të përdoren për realizimin e sfidave të raundeve të garës. Ekipet përbëhen nga pesë anëtarë, katër prej të cilëve janë nxënës dhe një mentor, i cili mund të jetë mësimdhënës, prind ose një vullnetar i autorizuar nga institucioni pjesëmarrës.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































