- 18/11/2024 19:42-Formacionet zyrtare, Kosovë – Lituani: Foda me dy sulmues, kërkon ta mbyll me fitore
- 18/11/2024 18:38-Pamje nga zhveshtorja e Kosovës para ndeshjes me Lituaninë
- 12/10/2024 12:37-“Ekipi është shumë i motivuar, duam t’i mposhtim të dy kundërshtarët” – Asllani me besim të plotë për ndeshjet e tetorit
- 12/10/2024 10:20-“Jemi grup shumë i mirë, duam gjashtë pikë” – Emërllahu ndaj përshtypjet e tij para ndeshjeve të tetorit
- 12/10/2024 10:00-I lumtur për rikthimin te Kosova – mesfushori Muharrem Jashari i bindur për dy fitore
- 12/10/2024 09:40-“Jam shumë i lumtur, me padurim kam pritur të vija te Kosova” – portieri Amir Saipi flet për herë të parë si ‘Dardan’
- 12/10/2024 09:00-“Është një ëndërr e realizuar që jam ftuar” – Hoti flet për ftesën e Fodës dhe dy ndeshjet e radhës të Kosovës
Kombëtarja e Kosovës luan sot (e shtunë) në udhëtim te Lituania në kuadër të ndeshjes së vlefshme për Grupin 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Dardanët janë mysafirë të lituanëve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në "S. Dariaus ir S. Girėno stadionas” të Kaunas nga ora 15:00.
Për këtë ndeshje, ekipi i Kosovës është përgatitur maksimalisht dhe është gati për fitore, pasi tri pikët janë imperativi i vetëm për këtë ndeshje.
Telegrafi do t’ju mbajë të informuar minutë pas minute për këtë ndeshje.
18/11/2024 19:42-Formacionet zyrtare, Kosovë – Lituani: Foda me dy sulmues, kërkon ta mbyll me fitore
Kosova pret Lituaninë në "Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së gjashtë të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.
Dardanët vijnë pas një ndeshje të zhvilluar në Bukuresht (0-0), që nuk iu pa fundi, kjo pasi në kohën shtesë, thirrjet ‘Serbi, Serbi’ bën që lojtarët tanë të lëshojnë fushën.
Lituania në anën tjetër, ka pësuar humbje nga Qipro dhe me zero pikë janë në vendin e fundit.
Franco Foda ka zgjedhur që për këtë ndeshje të startojë me formacionin 4-4-1-1.
Kosovë: Muric, Hadërgjonaj, Krasniqi, Aliti, Vojvoda, Zhegrova, Berisha, Rexhbeçaj, Jashari, Rrahmani, Muriqi.
Lituani: Gertmonas, Milaslus, Utkus, Girdvainis, Sirvys, Slivka, Gineitis, Vorobjovas, Lasickas, Cernych, Paulauskas.
/Telegrafi/
18/11/2024 18:38-Pamje nga zhveshtorja e Kosovës para ndeshjes me Lituaninë
Po futemi në orët e fundit para ndeshjes mes Kosovës dhe Lituanisë.
12/10/2024 12:37-“Ekipi është shumë i motivuar, duam t’i mposhtim të dy kundërshtarët” – Asllani me besim të plotë për ndeshjet e tetorit
Fisnik Asllani ka folur për dy ndeshjet e tetorit ku Kosova do të luajë ndaj Lituanisë dhe Qipros.
Asllani shfaqi optimizëm për paraqitjet në këto dy ndeshje, duke u shprehur të motivuar për të arritur rezultate pozitive.
12/10/2024 10:20-“Jemi grup shumë i mirë, duam gjashtë pikë” – Emërllahu ndaj përshtypjet e tij para ndeshjeve të tetorit
Kosova ka zhvilluar sot stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e parë të këtij muaji në Ligën e Kombeve kundër Lituanisë, që luhet të shtunën në Kaunas.
Pas stërvitjes Lindon Emërllahu ka ndarë përshtypjet e tij pas punës tre ditore në këtë grumbullim.
12/10/2024 10:00-I lumtur për rikthimin te Kosova – mesfushori Muharrem Jashari i bindur për dy fitore
Muharrem Jashari pas një periudhe të mirë të kaluar te FC LNZ Cherkasy, ka marr ftesë nga Franco Foda për ndeshjet e tetorit.
Mesfushori ishte në listën rezervë dhe u ftua pasi që Astrit Selmani nuk u bashkua me ekipin shkaku i një dëmtimi.
Jashari u shpreh i lumtur dhe i emocinuar për kthimin te Kosova, ku shpreson të debutojë në këto dy ndeshje.
12/10/2024 09:40-“Jam shumë i lumtur, me padurim kam pritur të vija te Kosova” – portieri Amir Saipi flet për herë të parë si ‘Dardan’
Portieri Amir Saipi, do të mbrojë ngjyrat e Kosovës, ndërsa kjo është hera e parë që ai është ftuar nga Franco Foda.
Ai është shprehur i lumtur në deklaratën e tij të parë si ‘Dardan’, duke thënë se shpreson në gjashtë pikë ndaj Lituanisë dhe Qipros.
Tutje, portieri i Luganos, deklaroi se Kosova ka shumë kualitet brenda, ndërsa është pritur ngrohtë nga bashkëatdhetarët.
12/10/2024 09:00-“Është një ëndërr e realizuar që jam ftuar” – Hoti flet për ftesën e Fodës dhe dy ndeshjet e radhës të Kosovës
Andi Hoti është grumbulluar për herë të parë me Kosovën dhe për këtë ai ndjehet krenar.
Franco Foda e ka afruar mbrojtësin e talentuar për ndeshjet e Lituanisë dhe Qipros.
Hoti shfaqi optimizëm për paraqitjet në këto dy ndeshje, duke u shprehur të motivuar për të arritur rezultate pozitive.


























