LAJMI I FUNDIT:

Kosova ka importuar mallra në vlerë 1.3 miliard euro

Kosova ka importuar mallra në vlerë 1.3 miliard euro
Export Or Import Directions On A Metal Signpost

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se Kosova ka importuar mallra në vlerë 1.3 miliard euro, që paraqet një rritje vjetore prej 8.3 për qind.

“Në kuadër të importit të mallrave, me rritje u karakterizua importi i metaleve bazë, importi i makinerive dhe i pajisjeve mekanike dhe elektrike, importi i mjeteve të transportit si dhe importi i produkteve ushqimore”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin tremujor të ekonomisë”, raporton RTKlive.

Sipas BQK-së, rënia e vlerës së eksporteve dhe rritja e vlerës së mallrave të importuara rezultoi në zvogëlim të shkallës së mbulueshmërisë së importeve me eksporte në 11.7 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit 2016, apo 13.5 në gjashtë muajt e parë të vitit 2015.


Bilanci në tregtinë e shërbimeve shënoi vlerën prej 171.3 milionë euro deri në qershor të vitit 2016, një rritje kundrejt periudhës së njëjtë të vitit paraprak prej 29.4 për qind.

“Vlera e gjithsej shërbimeve të eksportuara në këtë periudhë shënoi rritje vjetore prej 2.3 për qind, duke arritur në 328.7 milionë euro. Në të njëjtën periudhë, vlera e importit të shërbimeve shënoi rënie prej 16.7 për qind dhe arriti në 157.5 milionë euro”, ka njoftuar BQK-ja.

Sipas BQK-së në kuadër të shërbimeve të eksportuara, shërbimet e udhëtimit dhe shërbimet e transportit u karakterizuan me rritje vjetore prej 7.0 përkatësisht 23.0 për qind, përderisa kategoria e shërbimeve kompjuterike, informative dhe të telekomunikacionit shënoi rënie prej 18.6 për qind. Sa i përket importit të shërbimeve, dy kategoritë kryesore, gjegjësisht shërbimet e transportit dhe të udhëtimit, shënuan rritje prej 16.4 përkatësisht 20.7 për qind. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Kalo në kategori