Në kuadër të shtrirjes së përfaqësimit diplomatik, Republika e Kosovës, për herë të parë që nga hapja e misionit diplomatik të Kosovës në Republikën e Bullgarisë, ka përuruar Konsullatën e Nderit në qytetin antik të Nessebar në rajonin Burgasit- një vend turistik i mbrojtur nga UNESCO në brigjet e Detit të Zi.
Ky hap u konkretizua pas aprovimit të kandidaturës nga Ministria e Jashtme e Bullgarisë për afaristin e njohur bullgar, Plamen Kopchev, si propozim i Ambasadës së Kosovës në Sofje.
Në ceremoninë e hapjes së Konsullatës së Nderit në Nesseber, në praninë e diplomatëve ARKS-së, nënkryetarit të komunës, Nessebar Lazar Yapadziev, si dhe shumë përfaqësuesve të nivelit lokal të këtij rajoni, ambasadori Shpend Kallaba tha se ka kënaqësinë që për herë të parë, ARKS në cilësinë e Konsullit të Nderit të Republikës së Kosovës në Republikën e Bullgarisë ta ketë z. Plamen Kopchev, i cili në cilësinë e Konsullit të Nderit do të luaj rol në forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, promovimin ekonomik dhe kulturor, si dhe një prezencë më të madhe të vendit tonë në shtetin bullgar.
“Kopchev vjen nga qyteti i Nessabar, rajoni i Burgasit dhe përfaqëson një personalitet të njohur ndërmarrës dhe një prej investitorëve të mëdhenj në industrinë e turizmit në rajonin e Burgasit, Veliko Ternoves dhe Borovecit. Nuk është rastësi qe Kopchev është emëruar si konsull nderi, pasi që epitetin e tij të nderit ai e ka konfirmuar gjatë gjithë këtyre viteve, duke ofruar bashkëpunim të vazhdueshëm dhe të pakursyer për ARKS-në”, njofton MPJ.
Sipas njoftimit, nga tani e tutje Kopchev, respektivisht Konsullata e Nderit në Nesebar, do të jetë një adresë më tepër për të gjithë ata shkencëtare, afaristë, sportistë të rajonit të Detit të Zi, të cilët janë të interesuar për bashkëpunim kulturor, ekonomik, tregtare ndërmjet të dyja vendeve.
Propozimi për emërimin e Kopchev, u bë edhe sipas rekomandimit të Kryetarit të Komunës se Nesebarit, Nikolai Dimitrov, ku Kopchev po ashtu ka shërbyer si këshilltar i Këshillit Komunal prej vitit 2003 deri ne vitin 2007.
Po ashtu, ambasadori Kallaba ka vlerësuar se me emërimin të z. Kopchev Konsull Nderi të RKS-së, do të themelohet edhe zyra reprezentative konsullore në qytetin turistik të Nessebarit, përmes së cilës do të fuqizohet edhe më tej, ekonomia, turizmi dhe kultura kosovare, do të ketë shkëmbime arsimore dhe të biznesit, si dhe do të institucionalizohet Asociacioni i Miqësisë mes dy vendeve, pjesë e të cilit do të jenë njerëz nga elita politike, ekonomike e kulturore e Bullgarisë.
Ndërkaq, në fjalën e ti pas marrjes së detyrës si konsull nderi, Kpchev ka thënë se është i nderuar qe te jetë bullgari i parë, konsull nderi i RKS-së. “Para meje është një sfidë e madhe për të kryer me përgjegjësi dhe përkushtim këtë mision. Jam i bindur se Konsullata e nderit e RKS-se këtu në Nessebar do të jetë një vlerë shtesë në marrëdhëniet në mes dy vendeve tona mike”.
Ndërsa, duke bërë një rrjedhë të këtij procesi deri në finalizim, Kopchev tha se për të arritur deri këtu nuk ka qenë shumë e lehtë, por kjo është arritur falë bashkëpunimit të shkëlqyer që kemi pasur me ambasadorin Kallaba gjatë kësaj kohe. ”Në kohën kur e gjithë bota po përballet me sfida dhe konflikte të ndryshme, ne në rajon duhet që energjitë tona t’i orientojmë drejt ndërtimit të urave të miqësisë”.
Qyteti antik i Nessebar daton në listën e mbrojtjes së UNESCO-s nga viti 1984, si dhe vizitohet gjatë sezonit veror nga 40.000 turistë brenda ditës, duke mbajtur primatin si destinacion kulturor e historik në Bullgari dhe me gjerë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ përditëson rezultatet e votave nga diaspora – LVV prin me 49.30%

Procesi i numërimit të votave nga diaspora, KQZ jep detaje

Pasuria e Arben Fetait - dhjetëra prona në RMV dhe Belgjikë, kredi dhe ari

Hoti: Shtëpia e Bardhë e vetmja derë ku duhet trokitur Kosova

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Shtohen policë të komuniteteve të ndryshme në veri, si ndihen ata që i shërbëjnë këtij institucioni?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk