Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë përmes një deklarate të përbashkët kanë njoftuar se kanë harmonizuar kalendarin e aktiviteteve të përbashkëta për diplomacinë publike.
Sipas komunikatës, disa nga ngjarjet historike në diasporë do të shënohen si të përbashkëta kudo në bashkëpunim me diplomatët nëpër botë.
Komunikata e përbashkët:
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë
KOSOVA DHE SHQIPËRIA HARMONIZOJNË KALENDARIN E AKTIVITETEVE TË PËRBASHKËTA NË DIPLOMACINË PUBLIKE
Grupi i Përbashkët Punues i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, në takimin e parë të mbajtur të premten në Prishtinë, është dakorduar për harmonizimin e kalendarit të aktiviteteve në fushën e diplomacisë publike.
Kryesuar nga znj. Mira Hoxha, Drejtore e Drejtorisë së Diplomacisë Publike dhe Diasporës në MEPJ të Shqipërisë dhe z.Valdet Sadiku, Drejtor i Departamentit për Marrëdhënie Rajonale në MPJD të Kosovës, Grupi i Përbashkët Punues është dakorduar që disa nga ngjarjet historike si: 17 janari – Përkujtimi i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu; 17 shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës; 10 qershori – Shënimi i Lidhjes së Prizrenit; 28 nëntori – Dita e Flamurit, dhe të tjera ngjarje me rëndësi, të jenë të përbashkëta kudo në diasporë dhe të organizohen në bashkëpunim nga titullarët e përfaqësive diplomatike në shtetet pritëse.
Grupi i Përbashkët Punues është pajtuar po ashtu që nga ky vit, Edicioni i mirënjohur tashmë “Colours of Albania”, të bashkë-organizohet nga të dy ministritë e jashtme, tani e tuje me emërtimin “Colours of Albanians”, në mënyrë që të promovojë jo vetëm turizmin dhe kulturën në të dy vendet, por në të gjitha trojet shqiptare, dhe në veçanti të rrisë interesin shumëdimensional tek të huajt mbi Kosovën dhe Shqipërinë.
Po ashtu është rënë dakord që të ketë të paktën njëherë në vit një aktivitet artistik me artistë nga Shqipëria dhe Kosova; që përfaqësitë diplomatike të thellojnë angazhimin në fushatën e shpërndarjes së librave për shkollat shqipe, të ketë fushatë të përbashkët për krijimin/pasurimin e bibliotekave të unifikuara në shkollat e mësimit të gjuhës shqipe, etj.
Përveç “Colors of Albanians” dhe harmonizimit të kalendarit për aktivitete të tjera të përbashkëta, Grupi Punues është dakorduar që brenda marsit të shkëmbejë legjislacionin përkatës në fuqi, në mënyrë që të krijohen mundësitë edhe për hapjen e qendrave kulturore të përbashkëta në diasporë.
Grupi i Përbashkët Punues vendosi që takimi i radhës të mbahet së shpejti në Tiranë, duke vlerësuar se Marrëveshja e dy ministrive “Mbi bashkëpunimin strategjik në fushën e politikës së jashtme” – zbatimi i “Protokollit Zbatues për bashkëpunim në fushën e diplomacisë kulturore”, do të zvogëlojë koston e shpenzimeve, që janë bërë deri më tani për aktivitete të ngjashme nga të dy palët, do të mbrojë edhe më mirë interesat e përbashkëta të Kosovës dhe Shqipërisë, dhe do t’i bashkojë edhe më shumë shqiptarët brenda dhe jashtë trojeve të tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët