Kosova e Prishtinës shndërrohet në Kodra e Trimave?

Derisa Kosova e Vushtrrisë tash e tutje do të quhet FC Vushtrria, klubi nga kryeqyteti ende zyrtarisht nuk ka vendosur se si do të quhet klubi në të ardhmen.
Mirëpo, sipas Haki Bllacakut, drejtor i klubit, Kosova e Prishtinës ka gjasa të marrë emrin e lagjes prej nga vjen, Kodra e Trimave.
“Shumë shpejt pritet të ndërrohet emri i klubit. Emri i ardhshëm mund të jetë nga pjesa ku gravitojmë, pra nga lagjja Kodra e Trimave, po ka mundësi t’ia vëmë edhe emrin e ndonjë kompanie. Gjithçka pritet të sqarohet javën e ardhshme”, deklaroi Bllacaku për GazetaOlle.com.
Sipas tij, klubi do të garojë në Ligën e parë me emrin e ri, edhe pse juridikisht do të marrë kohë derisa të ndërrohet emri.

Nga
Telegrafi
27/08/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































