Ata kanë përshkruar atmofereën dhe pritjen që është bërë nga ana e gjakovarëve.

“Vëllaznimi na mirëpriti në Gjakovë duke na siguruar akomodimin e duke marrë përsipër të gjitha shpenzimet e qëndrimit tonë dy ditorë në Gjakovë”.


“Po ashtu zhvilluan një loje miqësore e cila ishte shumë korrekte e ku rezultati ishte dytësor. Pavarësisht se humbëm këtë lojë në të gjithë ndiheshim fitues pasi që përmes këtyre aktiviteteve ne takuam shumë personalitete dhe krijuam lidhje te reja miqësore”.


“Po në këtë ditë të madhe KF Vëllaznimi bëri inaugurimin e zyrave të reja të klubit, në të cilat i‘u urojmë punë të mbare dhe suksese të njëpasnjëshme. Aty ishte organizuar edhe një ekspozitë mbi historikun e klubit Vëllaznimit”.

“Prania e ikonave të futbollit nga Gjakova si Adrian Kozniku dhe shumë të tjerë e bëri edhe me madhështor takimin tonë dhe inkurajoi edhe më shumë lojtarët tanë për suksese më të lart”, thuhet nga ana e zyrtaërve të klubit i cili vepron në futbollin zviceran”.

“Përveç futbollit, lojtarët e FC Kosova Gjenevës, patën rastin të njihen edhe me qytetin e Gjakovës, si një nga qytetet e kulturës shqiptare. Ata u ndanë tepër të kënaqur dhe të fascinuar me mikpritjen e ngrohët vëllazërore që gjakovarët na ofruan”.

“Në fund, FC Vëllaznimi ishte përkujdesur edhe për argëtimin e të rinjve nga diaspora, në një mbrëmje në hotel President, ku lojtarët e të dy klubeve patën rastin të këmbejnë idetë dhe përvojat e tyre”, thuhet në njoftimin e klubit shqiptar që bënë gara në ligën e tretë të Zvicrës.
 

telegrafi sport app