LAJMI I FUNDIT:

Kosova e gatshme të reagojë në rast të fluksit të migrantëve

Kosova e gatshme të reagojë në rast të fluksit të migrantëve

Në kuadër të Planit të Reagimit për çështjet e migrimit, sot është mbajtur takimi me donatorë, me qëllim të identifikimit të nevojave për mbështetje dhe për të shkëmbyer përvojat për menaxhim efikas të këtij procesi.

Takimin e hapi zëvendësministri i Punëve të Brendshme,njëherit Koordinator Kombëtar për Migrim, Izmi Zeka.

Zeka theksoi se autoritetet e Kosovës kanë përcjellë në vazhdimësi zhvillimet dhe lëvizjet e migranteve/refugjateve në Regjion, që nga viti 2015 dhe në vazhdimësi kanë përpiluar dhe përditësuar Planin e Reagimit, në bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional dhe me organizatat ndërkombëtare në Kosovë.


“E kemi përditësuar Planin e Reagimit, i cili parasheh reagimin dhe koordinimin për daljen në ndihmë dhe përmbushjen e nevojave për 2500 migrantë/refugjatë gjatë të gjitha fazave të ardhjes së tyre në Kosovë.Ky plan përfshinë pritjen, regjistrimin, profilizimin, adresimin e nevojave emergjente të tyre, akomodimin, qasjen në procedurat e azilit etj”, theksoi Zeka.

Zëvendësministri theksoi se në bazë të kapaciteteve tona, për të reaguar në rast fluksi, do t’iu ofrohet mbrojtje e gjithëmbarshme migranteve/refugjatet dhe do të trajtohen duke respektuar të gjitha të drejtat e tyre sipas standardeve ndërkombëtare dhe legjislacionit në Kosovë.

“Megjithatë, në mënyrë që të arrijmë këto kapacitete, ne shpresojmë se do të hasim në mirëkuptimin tuaj për të na u gjendur pranë, duke na ndihmuar në arritjen e kapaciteteve, respektivisht për të na mbështetur në fushat e caktuara”, tha Zeka.

Në këtë takim folën edhe përfaqësuesit e IOM-it, UNHCR-së dhe organizatave tjera në Kosovë, që mbështesin procesin e migrimit dhe azilit, të cilët janë partnerë kryesorë të institucioneve në menaxhimin e këtij procesi. Ata premtuan që edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të përkrahin institucionet e Kosovës.

Në këto diskutime u konkludua se lëvizjet e migratntëve/refugjateve në regjion vazhdojnë,me gjithë luhatjet e trendëve. Ne këtë drejtim, Kosova mbetet si linje e komunikime në mes dy rrugëve kryesore, asaj nga Maqedonisë Veriore drejt Serbisë dhe asaj nga Shqipëria drejt malit te Zi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori