Kosova dominuese, regjistron fitoren e dytë (Foto/Video)

Skuadra nikoqire ishte dominuese që nga fishkëllima e parë e arbitrit dhe shumë shpejt erdhi te goli i epërsisë.
Mërgim Brahimi priti një top në qendër të zonës dhe goditja e tij u ndal në rrjet (2’).
Shanset e vendasve vazhduan edhe më tutje, ndërsa gjërat u bënë akoma më lehtë për Kosovën nga minuta e 38-të, kur një lojtar mysafir u përjashtua me karton të kuq.
Me të nisur pjesa e dytë, erdhi edhe goli i dytë për Kosovën. Ishte sërish Mërgim Brahimi futbollisti që kësaj radhe e paraboloi portierin mysafir (46’).
Rastet ishin të pandalshme për ekipin tonë, mirëpo konkretizimi mungoi. Përmendim përjashtimin e Liridon Krasniqit me karton të kuq (76).
Kjo ishte fitorja e dytë zyrtare në histori të përfaqësueses së Kosovës në futboll dhe dalëngadalë, kjo skuadër po tregon se meriton të jetë pjesë e garave ndërkombëtare. /Telegrafi/






















































