LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Shqipëria dhe Maqedonia drejt avancimit të bashkëpunimit ekonomik

I nderuari Z. President Topi,

I nderuari Z. President Sejdiu,

Te nderuar Ministra,


I nderuari Prof. Uldedaj,

Të nderuar përfaqësues të komunitetit te biznesit nga Shqipëria Maqedonia dhe Kosova,

Të nderuar gazetarë,

Mirëdita dhe mirë se keni ardhur në këtë takim i cili ka një peshë specifike për vetë faktin se organizohet për herë të parë në Kosovën e pavarur dhe sovrane dhe në një moment mjaft të rëndësishëm për Kosovën dhe sfidat integruese dhe ekonomike me të cilat Kosova ballafaqohet sot.

Është më se e vërtetë se bashkëpunimi ekonomik afron shtetet dhe popujt mes veti por në të njëjtën kohë forcon dhe afron qëllimet politike të vendeve prandaj ne si përfaqësues të komunitetit te biznesit nga të dyja vendet, kemi për obligim dhe detyrë primare që me punën dhe me aktivitetet tona të avancojmë format e bashkëpunimit në mes dy vendeve, jo vetëm në aspektin e këmbimit tregtar, me të cilin për fat të keq nuk kemi arsye të krenohemi, por këtë bashkëpunim ta ngrisim në forma moderne qoftë përmes investimeve të përbashkëta, implementimin e projekteve të ndryshme në formë të përbashkët, ngritje të kapaciteteve profesionale dhe edukuese, harmonizimin e legjislacionit, përmirësimin e infrastrukturës fizike dhe e tëra kjo së bashku ta ndikoj në rritjen e atraktivitit të këtij "mini Shengeni të ardhshëm" siç e quani Ju të nderuar President për investitorë të huaj.

Gëzon fakti që pas bisedave dhe konsultave që kemi pas më homologët tonë nga Shqipëria, vërehet një gatishmëri e madhe për bashkëpunim të ndërsjelltë dhe për një reciprocitet .

Kosova është në një moment sfidues përballë gjetjes së mënyrës për krijim të një reciprociteti të mirëfilltë me vendet nënshkruese të marrëveshjes CEFTA. Sjellja e Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës që nuk pranojnë dokumentet zyrtare të Republikës së Kosovës si duket do të na obligoj që të zbatojmë parimin e reciprocitetit dhe në këtë mënyrë do të përdorim masa për ndalimin e importit të mallrave dhe shërbimeve nga këto vende. Në këtë drejtim Shqipëria do të luaj një rol të rëndësishëm në minimizimin e pasojave nga kjo sfidë.

Na gëzon fakti se arteria që do ta lidhë Kosovën me Shqipërinë pra Auto rruga Durrës-Kukës-Morinë është në përfundim. Duhet përgatitur komunitetin e biznesit kosovar që të shfrytëzojë ketë perparësi sa më mirë. Njëkohësisht kjo do të bënë të mundur realizimin e premtimit të mëhershëm të Qeverisë Shqiptare për shfrytëzimit të portit të Shëngjinit, si portë të ekonomisë dhe bizneseve të Kosovës.

Pas bisedave dhe kontakteve permanente me homologet tonë nga Shqipëria kemi harmonizuar qëndrimet tona për të përkrahur këto procese të rëndësishme ekonomike dhe kemi vendosur një formë te reciprociteti ku në Oden Ekonomike të Kosovës do të hapet Zyra e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë nga Tirana dhe po ashtu në Tiranë në DHTI do te hapet Zyra përfaqësuese e OEK-ut, dhe e tërë kjo me qëllim të avancimit te bashkëpunimit dhe dhënien e informatave te nevojshme për komunitetin e biznesit.

Që e tëra kjo të ketë një peshë edhe më të madhe, sot këtë e zyrtarizojmë përmes Memorandumit të bashkëpunimit në trekëndëshin Prishtinë – Tiranë – Shkup.

OEK-u, DHTI dhe OEMVP nënshkruajnë këtë Memorandum me të vetmin qëllim avancimin e bashkëpunimit ekonomik por njëkohësisht ky bashkëpunimi i kontribuon edhe stabilitetit politik, social dhe i afron interesat e një populli të ndarë.

Ju faleminderit për vëmendje,

/Fjala e kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës me rastin e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të Odës Ekonomike të Kosovës, Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Kalo në kategori