Kosova dhe Shqipëria anëtare të reja të Asociacionit të Gazetarëve Sportivë të Evropës Juglindore (SEEEA)

Në organizim të Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Maqedonisë, në Ohër po mbahet samiti me gazetarë sportivë nga Evropa Juglindore.
Në këtë ngjarje të madhe, për herë të parë, pjesëmarrëse është edhe Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, e perfaqësuar me kryetarin Arlind Grantolli dhe nënkryetarin Edmond Thaçi.
Samiti treditor ka filluar punimet e saj të enjtën më 25 tetor dhe do të përmbyllet të dielën më 28 tetor.
Krahas samitit, po mbahet edhe një turne futbolli me ekipet nga 15 shtete pjesëmarrëse, Maqedonia si nikoqire, Kroacia, Mali i Zi, Hungaria, Moldavia, Serbia, Sllovenia, Greqia, Bosnje dhe Hercegovina, Shqipëria, Bullgaria, Turqia, Qiproja e kështu me radhë.
Këtë ngjarje, edhe më madhështore e bëri pjesëmarrja e kryeministrit të Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev.
E veçanta e këtij samiti, do të jetë edhe ngjarje e shënuar, ku për herë të parë, golashenuesit më të dalluar të turneut, të shtunën më 27 tetor do t’i ndahet çmimi që mban emrin e legjendës së futbollit kosovar, presidentit të ndjerë të FFK-së, Fadil Vokrri.
Delegacioni kosovar, ka qenë prezent në samit, ku u diskutua për problematikat e gazetarisë sportive në shtetet e Evropës Juglindore e më gjerë.
Në samit, u shkoqitën shumë tema, ku nga të pranishmit gazetarë u diskutuan:
– Modalitetet dhe format se si mund të investohet në sport dhe cilat do të ishin sukseset nga skuadrat sportive dhe përfitimet nga ata që investojnë në sport,
– Dukuritë negative në sport,
– Huliganizmi,
– Fair play,
– Copy paste gazetaria,
– Gazetar apo komentues – analist,
– Sporti dhe media,
– Humaniteti në sport,
– Struktura organizative dhe mekanizmat e sigurisë në sport,
– Korrupcioni – mito në sport
– Ndikimi i shtetit në krijimin e kushteve për sportin dhe sportistët,
Si dhe u diskutuan shumë tema tjera që lidhen me punën e përditshme të gazetarit sportiv dhe ato që e preokupojnë sportin dhe sportistët.
Gjatë ditës së shtunë, me 27 tetor, do të ketë edhe aktivitete të shumta, kurse në mbrëmje, në këtë event, pritet të marrin pjesë edhe presidenti i FFK-së Agim Ademi dhe i biri i Fadil Vokrrit, Gramoz Vokrri.
Pas perfundimit të pjesës së parë të samitit ku u diskutuan tema te rëndësishme, në pjesën e dytë të saj, u zgjodhën organet e reja të Asociacionit të Gazetarëve Sportivë të Evropës Juglindore (SEEEA). Kryetar i saj u zgjodh Boshko Trpeski nga Maqedonia, kurse katër anëtarët tjerë të Bordit Ekzekutiv të SEEEA-së janë edhe Todor Brajkoviq nga Mali i Zi si sekretar i përgjithshëm, pastaj Aspasia Velonaki nga Greqia, Gyorgy Szollosi nga Hungaria dhe Emir Delic nga Bosnja dhe Hercegovina.
Pika më e rëndësishme e samitit, ishte pranimi i Kosovës dhe Shqipërisë në Asociacionin e Gazetarëve Sportivë të Evropës Juglindore.
Të gjithë të pranishmit, përveç Greqisë që abstenoi, votuan për pranim të Kosovës në këtë asociacion.
Në këtë mënyrë, Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, respektivisht ky bord aktual, po dëshmon punën e jashtëzakonshme, duke i dhënë edhe një mundësi më shumë gazetarëve kosovarë impaktin në organizatat ndërkombëtare të gazetarisë sportive.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Thiago Motta “frikëson” Interin, pasi Juventusi po afrohet – por trajneri refuzon të flasë për Scudetto

“Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë” – Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Një shqetësim i madh ka goditur Real Madridin pas humbjes ndaj Real Betisit

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës