LAJMI I FUNDIT:

“Kosova dhe Maqedonia me mbledhje të përbashkët mes dy qeverive”

“Kosova dhe Maqedonia me mbledhje të përbashkët mes dy qeverive”

Zv.kryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani, sot gjatë vizitës njëditore në Republikën e Kosovës, realizoi takim me zv.kryeministrin e parë dhe ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Në takim, siç transmeton Kosovapress, u diskutua mbi temat që Republika e Maqedonisë dhe ajo e Kosovës të mbajnë mbledhje të përbashkët në mes të dyja qeverive, ku do të ndërmarrin veprime konkrete për lehtësimin e kalimit të kufirit ndërmjet dy shteteve.

Po ashtu gjatë kësaj mbledhje u diskutua edhe për projekte të përbashkëta në kuadër të procesit të Berlinit dhe do të shikohet mundësia e krijimit të pikave të përbashkëta doganore.


Shkëmbimi i përvojave në kuadër të procesit të integrimeve euro-atlantike gjithashtu ka qenë një çështje tjetër, për të cilën të dyja palët kanë theksuar si të rëndësishme.

Ndërkohë, sa i përket vazhdimit të mbështetjes së Maqedonisë përkitazi me anëtarësimin e Kosovës në Organizata Ndërkombëtare, pritet që Maqedonia t’i përmbahet dhe të veprojë në linjë me vendimin e saj për njohjen e Kosovës.

Osmani, gjatë vizitës së sotme do të takohet edhe me presidentin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, më pas me kryetarin e Kuvendit, Kadri Vejseli, si dhe me kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Perspektivat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025 do të jenë edhe tema e adresimit të zv.kryeministrit, Bujar Osmani para studentëve të Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT) në Prishtinë

Mikpritës i Osmanit do të jetë zv.kryeministri Enver Hoxhaj, me të cilin është paraparë edhe konferencë e përbashkët për shtyp.

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori