LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Maqedonia e Veriut me memorandum për bashkëpunimin në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë

Kosova dhe Maqedonia e Veriut me memorandum për bashkëpunimin në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur sot në takim zyrtar, homologen e tij nga Republika e Maqedonisë së Veriut, ministren e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska.

Përveç takimit kokë më kokë dhe në nivel të delegacioneve, në këtë takim u nënshkrua edhe Memorandumi i Mirëkuptimit, lidhur me bashkëpunimin në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë.

Me këtë rast, Mehaj theksoi se me këtë Memorandum synohet të bashkërendohet dhe sinkronizohet korniza ligjore, masat, veprimet dhe aktivitetet që sigurojnë zbatimin sa më të suksesshëm të gjitha marrëveshjeve tona.


“Procesi i integrimit të Maqedonisë së Veriut është përvojë që do të ndajmë së bashku në procesin tonë integrues euroatlantik”, tha Mehaj.

Nga ana e saj, ministrja Petrovska, shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit bilateral në mes të dy vendeve, duke ofruar përvojën e procesit të integrimit në strukturat euroatlantike, në të cilat ka kaluar Maqedonia e Veriut, si dhe mbështetjen në proceset përkatëse nga niveli i vendit anëtar të NATO-s dhe vizionit për paqe, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajonin tonë dhe më gjerë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Lajme
Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin

Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori