LAJMI I FUNDIT:

Kosova e sheh Francën si partner të rëndësishëm në forcimin e institucioneve dhe të sigurisë

Kosova e sheh Francën si partner të rëndësishëm në forcimin e institucioneve dhe të sigurisë

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani u prit nga Geneviève Darrieusecq, sekretare e Shtetit pranë Ministres së Armatave, në kryeqytetin e Francës në Paris.

Ramadani dhe Sekretarja e Shtetit, Darrieusecq, gjatë takimit kanë ritheksuar vullnetin dhe gatishmërinë për thellimin dhe avancimin e marrëdhënieve bilaterale midis Kosovës dhe Francës në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.

Duke vlerësuar bashkëpunimin e deritashëm, ishte konstatim i përbashkët për detajizimin e raporteve bilaterale në mënyrë që FSK të avancojë edhe më tutje në profesionalizimin e saj, veçanërisht në fushën e edukimit sipas standardeve më të larta demokratike.


“Kosova e sheh Francën si partner të rëndësishëm në forcimin e institucioneve tona, si dhe në rrugën tonë për anëtarësim në NATO. Kosova ka qëllim shtetëror integrimet euro-atlantike dhe ne synojmë të jemi vendi i 31-të anëtar i NATO-s”, ka theksuar zëvendësministri Ramadani.

Ai falënderoi Francën dhe Ministrinë e Armatave për mbështetjen që i kanë dhënë procesit të transicionit të FSK-së, si proces gradual dhe transparent.

Ramadani, gjatë takimit, theksoi përkushtimin e Kosovës për të qenë kontribuuese për sigurinë rajonale dhe globale, duke vlerësuar lartë aleancat dhe partneritet me shtetet e NATO-s.

Sekretarja e Shtetit në Ministrinë franceze të Armatave, Darrieusecq, shprehu gatishmërinë e Francës për të punuar ngushtë me Kosovën me qëllim të ndërtimit të paqes, besimit, stabilitetit dhe perspektivës perëndimore për tërë Ballkanin.

Zëvendësministri Ramadani gjatë qëndrimit në Francë do të zhvillojë takime edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ndërsa, paraprakisht së bashku me ambasadorin e Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, ka marrë pjesë në homazhet për të rënët për liri, në Harkun e Triumfit.

Po ashtu, do të merr pjesë edhe në aktivitetet e ambasadës së Kosovës në Paris, për nder të 11 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Shëndetësi
Kalo në kategori