Dje në kryeqytet është mbajtur një konferencë për shtyp në të cilën është njoftuar për rrjedhat dhe përgatitjet për këtë veprimtari artistike, e cila është planifikuar të realizohet vetëm pasi Kosova ta fitojë Pavarësinë.

“Kjo nismë do të jetë një shtytje për zhvillimin e kinematografisë kosovare si dhe do ta fusë Prishtinën në listën e kryeqyteteve evropiane me festival të respektuar të filmit”, ka thënë drejtoresha e këtij festivali, Vjosa Berisha.

Drejtuesit e PRIFILMFEST-it kanë paraparë që edicioni i parë i festivalit të organizohet në qershor të vitit të ardhshëm.