Qeveria e Kosovës sot ka nënshkruar një marrëveshje, përmes së cilës i bashkëngjitet Fondit të Inovacionit për Ndërmarrje (ENIF).
Kjo marrëveshje i mundëson Qeverisë së Kosovës të ngrit totalin e fondeve për investime për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, me potencial teknologjik nga Ballkani Perëndimor për më shumë se 40 milion euro.
Me këtë rast, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami deklaroi se kjo mbështetje për Qeverinë e Kosovës ndikon shumë në zhvillimin e ndërmarrësisë.
Kurse, përmes funksionalizmit të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive edhe përmes Fondit të Inovacionit për Ndërmarrjet, është krijuar një kornizë e rëndësishme për qasje në financa.
“Qeveria kosovare pas funksionalizimit të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, tani po i bashkëngjitet këtij mekanizmi, duke i ndihmuar kështu të rinjtë që kanë njohuri dhe shkathtësi. Në mënyrë që me idetë dhe start-upet e tyre të bëhen pjesë e zinxhirit të vlerave dhe afarizmit ndërkombëtarë. Ne do të mirëpresim që zyrtarët e BE-së të na ndihmojë neve si ministri dhe Agjencionit Kiesa, që t’iu ndihmojmë start-upeve tona që të përfitojnë nga ky fond ku kërkesat janë mjaft strike dhe të larta. Ne si qeveri kemi mbështetur mjaft dhe kemi pasur projekte për përmirësimin e ambientit të biznesit, para disa ditëve edhe në Stamboll nga Forumi Botëror Investitor, që kemi marr një çmim si qeveria më mbështetëse në formumin e startua. Duke marr parasysh edhe nënshkrimin e kornizës me BE-në, ne tani jemi duke punuar që të iu bashkëngjitëm edhe programeve tjera si Kosmo. Presim që problemi i qasjes në financë të mos jetë më në Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, por as për start-up në Kosovë”, deklaroi Bajrami.
Në anën tjetër, Tatjana Zabasu, Partnere menaxhuese në “South Central Ventures”, foli për Investimin e Kosovës në fondin ENIF.
Sipas saj, investimi në ENIF-në nga Qeveria e Kosovës, është një kontribut i rëndësishëm, pasi që tregon interesimin e saj për zhvillimin e një ekosistemi të favorshëm për teknologjinë e NVM-ve.
Drejtori i Agjencisë për Nxitje të Investimeve (KIESA), Besian Mustafa tha se programi ENIF, synon t’i financojë kompanitë e etabulara dhe me potencial në Ballkan, duke përfshirë edhe shtetin e Kosovës.
“Që nga sot përfshin ENIF-në që investon në fazën e hershme të kompanive. ENIF që investon në kompanitë në rritje e sipër dhe duke përfshirë programet e MTI Kiesa, siç janë zhvillimi i NVM dhe zonave ekonomike. Dhe promovimi dhe përkrahja e eksportit, mbyllem qarkun e mbështetjes së kompanive nga fillimi e deri tek ndërkombëtarizimi i tyre”, deklaroi Mustafa.
Ndërsa Olivia Somers, përfaqësuese e Fondit Evropian për Investime (FEI), tha se e bën të lumtur fakti që shtetit të Kosovës po i shtohen investimet në Fondin e Inovacionit për Ndërmarrje.
Ajo tha se kjo shpreh përkushtimin e Kosovës për mbështetjen e NVM-ve inovative, por edhe dedikimin e saj për të qenë partner i rëndësishëm në krah të partnerëve tjerë si FEI, Komisioni Evropian, BERZH, KWW.
Fondi ENIF menaxhohet nga “South Central Ventures” dhe që nga shtatori i vitit 2015 është aktiv në Ballkanin Perëndimor. Portofoli i tij deri më sot përfshin 8 kompani të teknologjisë së lartë, e që në fazën fillestare treguan rritje të hershme./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ngërçi politik e shtrenjtimi i rrymës godasin prodhuesit vendor, paralajmërohet padi ndaj ZRRE-së

Guvernatori Ismaili prezanton progresin financiar të Kosovës në takimin me Drejtorin e FMN-së

Përshëndetje PRIZREN! GiFi hapi dyert më 25 Prill – në zemër të qendrës tregtare Galeria Shopping Mall

Neptun Kosova hap dyqanin më të madh në Ballkan në Central Park

Kursime mbi 200 mijë euro, ky është zyrtari publik me pagën më të lartë në Kosovë

Bëhu me pronë në bregdet

Grand Blue FAFA Resort, streha e qetësisë dhe elegancës

Ngërçi politik e shtrenjtimi i rrymës godasin prodhuesit vendor, paralajmërohet padi ndaj ZRRE-së

Shije dhe kursime në një vend: Zbritje të mëdha në Emona Center!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Ngritet çmimi i bukës në Gjakovë – qytetarët të shqetësuar për koston e jetesës

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut