LAJMI I FUNDIT:

Kosnett: Punësimi në bazë meritash, çështje kyçe në sigurimin e prosperitetit për Kosovën

Kosnett: Punësimi në bazë meritash, çështje kyçe në sigurimin e prosperitetit për Kosovën

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ka mbështetur shtytjen e Britanisë së Madhe për punësimin me bazë meritash në Kosovë, duke thënë se kjo çështje është kritike për të siguruar prosperitet për Kosovën.

“Mbështesim plotësisht shtytjen e Mbretërisë së Bashkuar për punësimin me bazë meritash – kjo çështje është kritike për të siguruar prosperitet për Kosovën”, shkruan diplomati amerikan në llogarinë e tij në Twitter.

Ndryshe, Ambasada britanike përmes një reagimi për media ka shprehur zhgënjimin lidhur me vendimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të datës 28 shkurt, për mos-votimin e asnjërit prej kandidatëve të rekomanduar nga partneri zbatues i Projektit të Rekrutimit në pozitën e Kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).


“Dështimi i deputetëve të votojnë njërin nga kandidatët e rekomanduar, ka rezultuar me ri-shpalljen e konkursit për këtë pozitë. Andaj, ne publikisht njoftojmë se projekti ynë nuk do të mbështesë ri-përsëritjen e procesit rekrutues për pozitën e njëjtë të Kryesuesit të Bordit të ZRRE-së. Ambasada Britanike është shumë e kujdesshme se si i shpenzon paratë e taksa-paguesve Britanikë.  Ne nuk do të financojmë procese rekrutuese shtesë, kur nuk ka arsye përse ato të përsëriten përveç mungesës së vullnetit për të emëruar kandidatë të përgatitur”, thuhet në reagim.

Kjo ambasadë, thekson se kandidatët e rekomanduar ishin përzgjedhur përmes një procesi të mirë-strukturuar, profesional dhe meritokratik.

Në rastin e Komisionit për Ndihmë Shtetërore, Ambasada britanike thotë se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë emëruar pesë kandidatët e rekomanduar nga partneri zbatues, që tregon se kur ka vullnet, emërimet mund të bëhen bazuar në meritë.

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Kronika e Zezë
Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Lajme
Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Lajme
Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Lajme
Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori